Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Juristi që kultivon lule - Bujqesia.eu

Juristi që kultivon lule

0

luletari

Tash e njëzet vjet Labinot Buqaj merret me prodhimin, importin në Kosovë dhe eksportin e mijëra luleve prej më të ndryshmeve. Në dy serrat e tij brenda vitit punojnë rreth tridhjetë punëtorë. Prodhimi në lulishten “Labi” ka bërë që të minimizohet importi i luleve nga Serbia. Pasioni i këtij prodhuesi të luleve shkon aq larg, saqë beson se të rritësh lule është sikurse të rritësh fëmijë

“Me profesion jam jurist, po të merresh me lule është shumë më e mirë. Vetë lulet simbolizojnë drejtësinë, simbolizojnë parajsën”, fillon rrëfimin e tij Labinot Buqaj, që për shumëkënd njihet si Labi.

Dhe padyshim, fakti që tash e njëzet vjet ditët i fillon dhe i përfundon pranë luleve, ka bërë që  ky prishtinas ta shohë veten vetëm në këtë profesion – askund tjetër.

“Nëse nuk do të merresha me lule, do të merresha me lule”, thotë ai.

“Të rritësh lule është kënaqësi, sikurse nëna që rrit fëmijë”

Nga puna që është bërë falë përkushtimit të këtij tridhjetegjashtëvjeçari, siç tregon edhe vetë ai, shumica e qendrave tregtare në Kosovë tashmë furnizohen me lule nga kopshtet e tij, të cilat ndodhen në Lipjan.

Ndërkaq, lulishtja e tij “Labi”, përveç prodhimit të përhershëm të luleve stinore, gjithashtu merret edhe me importin e luleve të ndryshme, kryesisht prej Holandës, ndërsa vetëm në kryeqytet i ka dy dyqane ku ekspozohen dhe shiten lulet.

“Tash vjen koha e dasmave, ne bëjmë lule për dasma, lule për dekore, dekorojmë salla, dekorojmë vetura, sipas porosive”, tregon Labinot Buqaj, i cili me lule ka filluar të merret që nga mosha gjashtëmbëdhjetëvjeçare.

Ai thotë se, megjithatë, të merresh me lule nuk është aq e lehtë, ngase ato kërkojnë përkushtim njëzet e katër orë, ndërsa më i vogli gabim mund të kushtojë jashtëzakonisht shumë.

“Megjithatë, është kënaqësi. Të rritësh lule është kënaqësi, sikurse nëna që rrit fëmijë”, shprehet me pasion ai.

Buqaj shton se fillimisht ka qenë tejet e vështirë të merresh me këtë punë, ngase, siç thotë ai, dikur nuk u është ditur vlera luleve, ndërsa sot është krejtësisht ndryshe.

“Ta zëmë, më herët, kur është sëmurur dikush, i kanë dërguar një lëng, tash i dërgojnë lule. Tash kemi filluar të marrim një kulturë evropiane, është ndryshe. Tash shumica e të dashuruarve i zgjedhin lulet si dhurata për të dashurat e tyre”, thekson ai.

Ky prodhues i luleve thekson se buqetat me lule, zbukurimet e ndryshme që u bëhen atyre, lulet në saksi dhe ato për kopshte, e frymëzojnë në vazhdimësi që të punojë në këtë lëmë.

Ndërsa institucionet e Kosovës nuk e kanë kthyer kokën asnjëherë nga lulishtja më e madhe në vend, krejtësisht të kundërtën e ka bërë qeveria amerikane, e cila nëpërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka subvencionuar lulishten “Labi”.

“Prej Ambasadës amerikane kemi pasur donacion, ata kanë paguar pajisje të cilën ne e kemi zgjedhur që ta blejmë”, tregon ai./revistaekonomia/