Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kalbëzimi gri i perimeve. - Bujqesia.eu

Kalbëzimi gri i perimeve.

0

Kalbezimi

Kalbëzimi gri është një nga sëmundjet më të zakonshme dhe potencialisht serioze për disa bimë që kultivohen në mjedise të mbrojtura, si: domate, trangull, spec, patllixhan, etj.
Simptomat
Infekton të gjitha pjesët mbitokësore të bimës së domates. Karakteristike është formimi i një myku pushor me ngjyrë gri në kafe, që përfaqëson masën e sporeve të kërpudhës së kalbëzimit gri, e cila mbulon zonën e infektuar. Zonat e infektuara mund të zgjerohen me shpejtësi duke mbuluar gjethet, krahëzat e gjetheve ose tërë kërcellin. Infeksionet e kërcellit mund ta rrethojnë komplet atë dhe të shkaktojnë vyshkjen e bimëve mbi zonën e infektuar. Kërpudha mund të zhvillohet nga petalet e prekura në brëndësi të frutit sidomos në zonën e bishtit.
Cinerea në domate
Biologjia dhe zhvillimi i sëmundjes
Botrytis cinerea mund të mbijetojë si micel dhe/ose si sklerote, mbi mbeturinat bimore, në tokë dhe mbi bimë shumvjecare e barëra të këqia. Burimi i kontaminimit në një bimësi të re kryhet me anë të sporeve të bartura nga era duke ardhur nga bimët strehuese jashtë serës, ose me sporet e prodhuara nga strukturat mbijetuese e të shpërndara nga korentet ajrore brënda ne serë.Kalbëzimi gri favorizohet nga kushte të një klime të freskët 15-200C e të lagësht, kushte të cilat stresojnë dhe bimët, duke i bërë ato të ndjeshme ndaj tij.
Për mbirjen e sporeve dhe infektimin e bimëve kërkohen 4-6 orë të qëndrimit të ujit në formë pikash mbi indet e bimës. Kondensimi mbi sipërfaqen e bimës është burimi më i zakonshëm i ujit të lirë në sera.
Menaxhimi i sëmundjes
Masa agroteknike:
Bimët e mbetura në fund të vjeljes duhen shkulur dhe larguar sa më parë nga sera. Mbeturinat bimore depozitohen larg serës dhe mundesisht të digjen.
Kontrolli kimik
Kimikatet, të vetme, nuk mund të sigurojnë mbrojtjen nga kalbëzimi gri. Eshtë e vështirë të spërkaten të gjitha sipërfaqet e bimës ku infeksioni mund të fillojë. Për kontrollin e kalbëzimit gri rekomandohen lëndë vepruese, si: Mbrojtja e Bimëve 120 Chlorothalonil, Fenhexamid, Pyrimethanil, Boscalid, Pyraclostrobin, Preparate bakri,
Procimidone, Iprodione.