Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kalbëzimi i hirtë i domatës. - Bujqesia.eu

Kalbëzimi i hirtë i domatës.

0

kalbezimi

Mbi mollën, dardhën dhe domaten, kërpudha shkakton kancerin e degëve, i cili ngjan si thyerje nga ngricat ose breshëri ose nga ndryshime të shkaktuara nga parazite të tjerë, (kroma) sidomos kjo në kushte me shira.

Në këto raste, mund të shohim edhe prekjen e frutave të reja, të cilat marrin pamjen e një kalbëzimi të thate të thelluar dhe të rrumbullaket. Ndonjë here paraqiten me rrudha me ngjyrën kafe të erret dhe të rrethuara shpesh nga një unaze e kuqe e cila merr pamjen e kalbëzimit të syrit, që e benë frutin të rritet i deformuar.

Mendohet se kërpudha në fillim zhvillohet në mbeturinat e lules dhe me virulence, prek edhe indin e frutit. në frutat jashtë kurorës ndryshimet përqendrohen në formimin e plasaritjeve e kufizuar ndërmjet zonës se ndryshuar dhe asaj se shëndoshë që është në rritje. Frutat e faroreve dhe bërthamorëve (pjeshke, kumbulla, qershi etj), preken dhe
dëmtohen nga kalbëzimi i qullte shume i zakonshëm, gjate periudhës se ruajtjes se tyre.

Mbi mollët shfaqen njolla të rrumbullakja, të cilat rriten me shpejtësi duke marre në fillim ngjyre kafe të shkëlqyer dhe pastaj ngjyre të erret të rrethuara nga një unaze e fryre që mbulohet me mykun gri, mbi të cilin ndonjëherë, formohen edhe sklerote. Në kushte të caktuara të mjedisit, të cilat ende nuk njihen mire, lenticelat marrin ngjyre të erret. Zakonisht infektimi kryhet nga takimi i frutave të prekur me ato të pa prekurat.