Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kalbëzimi i majës së frutave të domates - Bujqesia.eu

Kalbëzimi i majës së frutave të domates

0

domatja

Kalbëzimi i majës së frutit shfaqet në frutat e gjelbër në trajtën e zonave me ngjyrë të zbardhur, ose kafe në indet e dhomëzave të frutit. Simptomat më pas vërehen edhe në placentën, apo perikarpin e frutit.

Në sipërfaqe të frutit, fillimisht shfaqet një njollë e vogël me pamje ujore, pranë vendit ku fruti lidhet me lulen. Ndërsa njolla zmadhohet, indet e prekura thahen, ngjyra e tyre shndërrohet gradualisht nga kafe e lehtë, në kafe të errët, derisa gradualisht formohet një njollë e thelluar me pamje lëkurore.

Është e njohur prej një kohe të gjatë që kalbëzimi i majës së frutave shfaqet kur kalciumi dhe/ose uji në zonën ku shtrihet sistemi rrënjor i bimëve janë të pamjaftueshme. Praktikisht është provuar që shkaku kryesor i kalbëzimit të majës është mungesa e koordinimit të transportit të asimilateve nëpërmjet floemës me transportin e kalciumit nëpërmjet ksilemës, gjatë procesit të rritjes së qelizave në indet e placentës së frutave, dmth një bashkëveprim midis intensitetit të rritjes së frutit dhe kërkesave për kalcium në indet fundore të frutit.

Ndërkohë që ndryshimet në mjedis kanë efekt të fuqishëm në shfaqjen e kalbëzimit të majës, kompozimi gjenetik i kultivarëve është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Pamje mikroskopike te fillimit te demtimeve ne frut per shkak te mungeses se kalciumit.

Në nivelin anatomik, shkaku i çarjes së menjëhershme të indeve të frutit është mungesa e kalciumit në indet fundore të dhomëzave të frutit. Rrjedhja e përmbajtjes së qelizës, si pasojë e humbjes së cilësive gjysmë përçuese të membranave, ose dobësimit të mureve qelizor, mund të jetë shkaku i drejtpërdrejtë i shfaqjes së kalbëzimit të majës së frutit.

Shembuj të ndikimit të faktorëve të jashtëm në shfaqjen e kalbëzimit të majës janë disponueshmëria e ujit në zonën e sistemit rrënjor të bimëve dhe lagështia relative e ajrit. Përderisa kalciumi transportohet vetëm nëpërmjet indeve që transportojnë ujin (ksilema), me zvogëlimin e sasisë së ujit që absorbohet nga bimët, zvogëlohet proporcionalisht edhe sasia e kalciumit që asimilohet prej tyre.

Lagështia relative e ajrit është e rëndësishme gjithashtu sepse frutat dhe gjethet në bimë konkurrojnë për ujin që gjendet në të. Lagështia e ulët ajrore gjatë ditës, sidomos kur shoqërohet me temperatura dhe intensitet të lartë ndriçimi bën që bimët të rrisin ndjeshëm transpirimin. Për pasojë sasia më e madhe e ujit dhe për rrjedhojë edhe e kalciumit shkon drejt gjetheve dhe jo në fruta.

Në të kundërt, lagështia e lartë ajrore, temperaturat dhe ndriçimi i kufizuar bëjnë që në fruta të grumbullohet një sasi më e madhe kalciumi. Temperatura dhe intensiteti i lartë i ndriçimit mund ta intensifikojnë shfaqjen e kalbëzimit të majës edhe nëpërmjet rritjes së intensitetit të rritjes së frutit. Gjithsesi, efektet e rritjes së temperaturës janë më të fuqishme se sa ato të rritjes së intensitetit të ndriçimit.

Rritja e shpejtë e frutit, rrit kërkesën për kalcium në sintezën e plazmalemës, për shkak të intensitetit të lartë të rrritjes së qelizave. Intensiteti i shfaqjes së kalbëzimit të majës rritet në kushtet e përmbajtjes së lartë të kripërave në tokë. Kripëzimi zvogëlon sasinë totale të kalciumit të asimiluar nga bimët dhe përmbajtjen e kalciumit në fruta, nëpërmjet reduktimit të sasisë së ujit të absorbuar nga bimët.

Kripëzimi i lartë redukton zhvillimin e indeve të ksilemës në brendësi të frutit, duke zvogëluar në këtë mënyra mundësitë e frutit për transportin e kalciumit në indet fundore të tij. Plehërimi me plehra që përmbajnë Mg dhe K, mund ta rrisë më shumë intensitetin e kalbëzimit të majës, sepse këto elementë konkurrojnë me kalciumin.

Ndër faktorët gjenetikë që favorizojnë shfaqjen e kalbëzimit të majës mund të nënvizohet ndjeshmëria e disa kultivarëve ndaj këtij fenomeni, frutat e mëdhenj, ritmi i lartë i rritjes së qelizave në frut dhe ndoshta edhe pamundësia e sistemit vaskular të frutit për të transportuar kalciumin në indet fundore të tij.

Ndonëse mekanizmat fiziologjikë që shkaktojnë kalbëzimin e majës së frutit janë relativisht të sqaruara, në nivelin praktik, masat për kontrollin e tij nuk janë gjithmonë efektive. Gjithsesi, për të kufizuar atë rekomandohet të përdoren masat që vijojnë:

Përmbajtja e kalciumit në zonën e sistemit rrënjor të bimëve duhet të jetë e mjaftueshme, ndërkohë që prania e kationeve që e konkurrojnë atë duhet të mos jetë shumë e lartë.

Furnizimi i bimëve me ujë duhet të bëhet me kujdes, të mos lejohen mbidoza apo mungesë e ujit dhe në të njëjtën kohë të shmangen ujitje me ujë me përmbajtje të lartë kripërash.

Të favorizohet transporti i ujit drejt frutave dhe jo drejt gjetheve, nëpërmjet kufizimit të transpirimit të lartë nga bimët.

Të zgjidhen kultivarë të qëndrueshëm kundrejt kalbëzimit të majës së frutit.

Të bëhen 2-3 trajtime paraprake, pas lidhjes së frutave, me klorur kalciumi, ose nitrat kalciumi (4 gr/liter).

Të ruhen ritme konstante, relativisht të ulta të rritjes së frutave.