Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kalbëzimi i qafës së rrënjës te perimet - Bujqesia.eu

Kalbëzimi i qafës së rrënjës te perimet

0

Shkaktohet nga kërpudhat Pythium Spp.Prings. Patogjenët e kanë natyrë polifage dhe prekin disa specie bimësh bujqësore, sidomos në fazat e para të zhvillimit të tyre.

Simptomat

Në rastet e infektimit nga këta patogjenë me origjinë nga toka, ndodh kalbja e farës e kalbëzim i qafës së kërcellit dhe rrënjëve të reja.

Në indet e prekura në bazën e kërcellit krijohen njolla të errta. Mbi njollat formohen pulla myku të bardha, që paraqesin sporifikimin e kërpudhës. Kërcejtë kalben dhe këputen. Në kohë të lagësht dhe në toka të pa kulluara nga disa specie të patogjenit preken edhe frutat e gjelbërt ose të pjekur.

Biologjia dhe zhvillimi i sëmundjes

Ndër speciet Pythium shkaktarë të kalbëzimit të qafës së fidanëve përmenden më tepër Pythium debaryanum dhe P. ultimum. Mbijetojnë për një kohë të gjatë në tokë me oospore, me klamidospore ose në fazë saprofite deri në kontaktin me një bimë strehuese.

Menaxhimi i sëmundjes

Masa agroteknike: Mënjanimi i lagështisë së tepërt në tokë dhe sigurimi i temperaturës optimale rreth 180 C gjatë rritjes së fidaneve, ajrosje dhe dritëzimi sa më i mirë i fidanëve, përdorimi i farës së pastër nga këta patogjenë.

Kontrolli kimik: Për lufimin kimik përdoren dezinfektantët e tokës me veprim të gjërë si: Metam sodium, Formaldehyde etj. Gjithashtu kryhen trajtime të bimëve me Propanocarb, Metalaxil, Tiofonat metil, Carbendozine, Clorthalonil, Preparate bakri etj.