Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kalbëzimi i rrënjëve të grurit. - Bujqesia.eu

Kalbëzimi i rrënjëve të grurit.

0

grurui

Kjo sëmundje njihet me emrin shkencor Ophiobolus graminis. Sacc, Gaeumannomyces graminis. Është shumë i përhapur në tokat e mbjella me grurë. Shkakton kalbëzimin e rrënjëve dhe bazës së kërcellit të bimës së grurit.

Indet e prekura marrin ngjyrë të zezë të shëndrritshme. Patogjeni ruhet në tokë në formën e micelit apo të talosporeve në mbeturinat bimore për një periudhe 1-2 vjet. Me anën e ujit miceli nga bimët e parazituara kalon në bimët e grurit për rreth, ku fillimisht prek rrënjët.

Prekjet nga kjo sëmundje kryhen gjatë gjithë ciklit të zhvillimit të grurit por ajo favorizohet nga temperaturat e freskëta të tokës (12-18° C) ose nga mungesa e elementëve ushqyes
Mjaft të favorshme për zhvillimin e saj janë tokat me pH acid.

Masat e luftimit

Ndërmjet mënyrave të ndryshme për luftimin e kësaj sëmundje parësore është qarkullimi bujqësor si dhe plehërimi i ekuilibruar i grurit, punimi i thellë i tokës, kullimi sa më i mirë i ngastrës së grurit etj.

Përdorimi i metodës kimike kundër këtij paraziti bazohet kryesisht në dizinfektimin e farës para mbjelljes së tij me preparate të tillë si baytan, frumidor 200 gr/kv farë.

Me mjaft efektivitet kundër kësaj sëmundje janë edhe përdorim i varianteve rezistente të grurit.