Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Plehëri artificial rrit thartësinë e tokës - Bujqesia.eu

Plehëri artificial rrit thartësinë e tokës

0

Plehërimi i shpeshtë i tokës me plehra artificiale rrit thartësinë e tokës.

klacifikimi i tokes

Kalcifikimi (furnizimi i tokës me gëlqere, kalcizimi) tek neve, për fat të keq, është një veprim i lënë anash në mënyrë të paarsyeshme, me të cilin tokës që ka reaksion të thartë i shtohen materiale të ndryshme që përmbajnë kalcium, me qëllim të korrektimit te reaksionit të thartë të tokës.

Kalciumi, përveç që është element biogjen ai është edhe faktor qenësor i formimit dhe i strukturës së shkriftë të tokës, që paraqet bazën për pjellori të lartë të tokës.

Me kalcifikim të tokës nënkuptojmë masën me të cilën arrijmë qëllimin që tokën e thartë ta kthejmë në tokë me thartësirë të dobët dhe normale. Kjo arrihet duke futur sasi të mëdha të kalcifikateve në tokë. Me rastin e caktimit të sasisë së nevojshme të kalcifikateve duhet marrë parasysh përbërjen e tokës, praninë dhe tolerancën e kulturave bimore ndaj kalciumit.

Toka që ka pH ka nën 5,5 dhe të ngopura nën 70% kanë nevojë për kalcium (nën 50% të ngopshmërisë kanë nevoja të mëdha për kalcium). Kalcifikimi bëhet kur në ara nuk ka të mbjella dhe më së miri është që kjo të bëhet gjatë lëvrimit të hamalleve – stërnishtave. Nëse kalciumi lërohet në stërnishtë, ka kohë të mjaftueshme deri në pranverë për transformimin e tij dhe për përzierjen e tij me tokë, kur edhe bëhet mbjellja.

Kalciumi apo gëlqerja duhet të imtësohet mirë, në mënyrë që të shpërndahet në formë të njëtrajtshme para lëvrimit. Veprimi i kalciumit mesatarisht zgjatë 6-7 vjet