Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 BE kandaluar 3 pesticide qe vrasin bletët, të quajtura ndryshe Neonikotinoide. - Bujqesia.eu

BE kandaluar 3 pesticide qe vrasin bletët, të quajtura ndryshe Neonikotinoide.

0

shkencaa

BE kandaluar 3 pesticide qe vrasin bletët, të quajtura ndryshe Neonikotinoide. Çfarë masash të tjera mund të ndërmerren për të mbrojtur bletët?
Shumica e helmimve të mëdha ndodhin kur bimët janë në lulëzim. Gjithsesi, bletët mund t’i mbrojmë me këtomënyra:
– Duke përdorur pesticide vetëm kur është e nevojshme.
– Duke mos përdorur pesticide, ndërsa bimët janë nël ulëzim.
– Duke i përdorur insekticidet vetëm kur bimët e synuara janë në fazën e burbuqes ose vetëm pasi petalet kanë rënë.
– Duke i përdorur pesticidet kur bletët nuk janë në pikun e fluturimit (bletët e arrijnë kulmin e fluturimit kur temperatura e ajrit është mbi 13-15°C. Janë më active nga ora 8:00-17:00.
– Duke i bërë spërkatjet pasdite, kur puna e bletëve bie ndjeshëm, mundësisht para mbrëmjes (gjatë natës pjesërisht kimikatet zbërthehen).
– Duke mbrojtur ujin nga ndotja. Bletët kanë nevojë për sasi të bollshme uji, për ftohjen e zgjoit, ushqimin e pjelljeve etj.
– Në vartësi të rrethanave, përdoruesi i kimikateve mund të zgjedhë përbërës dhe doze më pak helmuese.
Insekticidet e reja (të mikro kapsuluara) janë shumë më tepër helmuese për bletët se çdo përbërës tjetër derimëtani.
– Përdorimet në formë pluhuri janë më të rrezikshëm sesa përbërësit e lëngshëm.
– Lajmërimi i bletarëve. Bletarët njoftohen paraprakisht. Familjet mund të lëvizen në një vend tjetër.
Çfarë rekomandoni se duhet të bëj shteti ynë për të mbrojtur bletët?
Institucionet duhet të përfshijnë në politikat zhvillimore edhe mbarshtimin e bletëve, problem dhe masat mbrojtëse. Kërkohet një bashkërendim midis zhvillimit të bujqësisë “të pastër” dhe bletarisë. Kjo duhet të realizohet me vendime, akte nënëigjore. Të dilet nga spontaniteti në zhvillimin e bletarisë si dhe bletaria të trajtohet si dhe kafshët e te tjera shtëpiake, për të cilat ka programe parambrojtëse