Karrota kërkon trajtim të ndjeshëm

0

Për kultivimin e karotës duhet të zgjedhim sipërfaqen e tokës së punuar dhe të lëruar thellë dhe me strukturë të thërrmuar, në mënyrë që të ruajë substancat organike.

 ndalo-reninen-e-flokut-maska-bukurie-beauty-b

Duhet bërë lërimin e zakonshëm vjeshtor në thellësi deri në 30 cm, në mënyrë që maksimalisht të ruhet lagështia nga shirat e vjeshtës dhe  shiu dhe bora e dimrit. Acari i dimrit tokën do ta bëjë të shkriftë, kështu që dheun do ta përgatis lehtë dhe mirë për mbjelljen e farave të karotës në pranverë.

Sipas teknologjisë së propozuar, rrënja e karotës mund të ketë rendimente deri në 70 t/ha, që do të thotë se  toka duhet të jetë e pasur me  minerale  ose  para  mbjelljes duhet shtuar  sasinë e duhur të plehrave. Nëse bëjmë analizën e dheut nga thellësia prej 35 cm, mund  të vërtetojmë se cilat janë nevojat për minerale.

Plehërimi

Para lërimit  duhet shpërndarë 600 kg /ha  NPK 10:20:30 dhe me lërimin e vjeshtës duhet të futet në tokë. Me lërim  në mënyrë të njëtrajtshme plehu futet në thellësi deri  në thellësinë e lërimit. Të gjitha plehërimet e mëvonshme mbesin shumë cekët, kështu që bima e shfrytëzon në mënyrë të pamjaftueshme, sepse  edhe rrënjët më të imëta zhvillohen nën shtresën ku plehu ka depërtuar.

Prandaj me rastin  e mbjelljes, për plehërimin fillestar  shtohen 200 kg/ha NPK  15:15:15 ose 300 kg 10:10:10. Më vonë, midis radhëve të bimës duhet  shtuar 250 kg/ha 27% KAN. Nëse nuk është e mundur kultivime me radhë, për arsye  të asgjësimit të barojave dhe të ushqimit, baza e plehërimit rritet me shtesën  prej 200 kg/ha UREA 47% (plehërimi i fillimit njësoj). Duhet pritur një lagështi të kufizuar në tokë, sepse do të vijë koha optimale për mbjellje.

Mbjellja dhe mbrojtja

Karota ka farëza të imëta, të cilat shumë ngadalë mbijnë. Farat e shumë barojave që gjenden  në sipërfaqe, mbijnë shumë më shpejt sesa karota, kështu që barojat mund të mbulojnë sipërfaqen kur karota ende nuk duket.

Më së miri është që para mbjelljes sipërfaqja të spërkatet me  1.5 l Treflan, të përzier me  200 l ujë për ha dhe kjo me makinë mbjellëse të futet në dhe. Nëse kjo nuk ka sukses dhe nëse mbijnë barojat, spërkatja mund të përsëritet me të njëjtën dozë me Alfaton dhe me ujë kur bima ka fituar  së paku tri gjethe. Që spërkatja të ketë efekt të mirë, është e nevojshme lagështia optimale  ose një shi i dobët që  terflani të futet në dhe, barojat asgjësohen me spërkatjen e parë. Nëse bëhet spërkatja e dytë ose e tretë, këtë duhet bërë me kujdes, në mënyrë që të mos ndodhë që duke shkelur tokën, të bëjmë ndonjë dëm të madh. Prandaj preferohet që kjo të bëhet  me spërkatëse me krahë sa më të gjerë.

Karota mbillet me mbjellëse përkatëse, e cila e rregullon  mënyrën e mbjelljes që për një hektarë të mbillet një kg farë. Një kilogramë farë ka 1.200.000 fara. Ky numër i farave preferohet për një ha. Mbirja e farave nuk është e domosdoshme që të jetë mbi 85%. Fara nuk duhet të mbrohet me preparate, sepse kjo nuk është e paraparë me ligj.

Farat duhet të futen në dhe në thellësi deri në 1.5 cm. Hapësira midis rkarotve të mbjella  në radhë mund të jetë e ndryshme, sepse kjo më së shumti varet nga makina ose kombaji për nxjerrjen e karotës nga dheu. Më së shpeshti kjo hapësirë është 40 cm dhe mbillet në staza dyradhëshe që kanë një distancë prej 6 deri 8 cm. hapësira midis stazave është 70 cm.  nëse në makinën mbjellëse rregullohen hapësirat midis stazave  ose radhëve dhe caktohet sasia e farave, makina mbjellëse vetë do të bëjë rregullimin e distancës së farave në radhë.

Karota mund të sulmohet nga dëmtues të ndryshëm dhe kundër tyre mund të përdoren për shembull Volatoni, Dursbani dhe Basudini, sipas udhëzimeve të prodhuesit, por kjo duhet të bëhet vetëm në raste të domosdoshme.

Nëse në gjethet e karotës paraqitet vrugu, asgjësohet njësoj si vrugu i vreshtës, me fungicid Karathan ose Bayleton Special. Smundja kërpudhore Alternaria, shkaktare e tharje së zezë të gjetheve, mund të zvogëlojë dukshëm rendimentet, veçanërisht nëse paraqitet në faza të hershme të zhvillimit të karotës.

Kjo sëmurje me mjaft sukses mund të luftohet me përdorimin e preparatit Brestan ose Rovrala. Këto pesticide përdorën vetëm në bazë të udhëzimeve të prodhuesit, që në mënyrë obligative janë Me aplikimin e teknologjisë prodhuese të përmendur më pare, mund të paraqiten aty – këtu baroja termofile, të cilat duhet të shkulen me dorë. Këto barishte, për shembull Ambrozia, zakonisht paraqiten në faza të vonshme të zhvillimit të karotës, jashtëzakonisht rriten shpejt dhe kështu mund të shkaktojnë problem të mëdha.

Prandaj është e nevojshme që bari të shkulet sa është I vogël dhe pastaj të largohet Karota ka nevojë për sasi të madhe uji (për një gr. Substance të thatë, duhet prej 700 deri në 1000 gr. Ujë). Kësaj sasie duhet shtuar sasinë e ujit që në mënyrë të natyrshme avullohet nga toka dhe ujin që shkon pakthyeshëm në shtresa të thella të dheut, jashtë mundësisë që rrënjët e karotës ta shfytëzojnë këtë ujë. Vetëm rrënja e karotës akumulon më shumë se 8.000 kg/ha substance të thata, kështu që është lehtë të llogaritet sa ujë nevojitet. Sasia optimale e ujit në tokë rrit rendimentet dhe cilësinë e për të pasur rendiment të mire dhe madhësi të njëjtë të rrënjeve të karotës duhet zgjedhur llojin e mire të kësaj bime.

Interesi i prodhuesit është që të ketë rendimente sa më të mira dhe sa më shumë substance të thata.. interesi i industries ushqimore është tjetër dhe kjo është ajo që vërtetohet me analiza kimike ( cilësit e përcaktuara gjenetike të çdp karakteristike).Preferohet mbjellja e llojit Flakee, klasë e mesme dhe këto lloje gjatë përpunimit teknologjik kanë më shumë se 12% substance të thata dhe remdiment të rënjës mbi 70 t/ha. Fillimi i nxjerrjes duhet të përshtatet më mundësitë teknologjike të tertores. Më mire është që rrënjët e karrotave t’i rujamë në tokë sesa t’i nxjerrim dhe t’i mbajmë në grumbuj, sepse duke pritur përpunimin atom mund të kalben dhe të humbinë vlerën.

Cilësia e nxjerrjes së karotës varet nga pesha dhe lagështia e tokës si dhe nga pastërtia e të mbjellave. Nëse ka baroja, më së miri është që ky bare të kositet dhe të largohet nga parcela dhe pastaj karotat të nxirren me makinën për nxjerrje ose me ombajn. Nëse gjethet e karotës janë të shëndosha, kurse të mbjellat të pastërta nga barojat, me pajisje mekanike ngritet e tërë bima, nxjerrësit nxjerrin bimën, me prerësin rrotullues prejnë gjethet, kurse rrënjët me transportues të veçantë i bartin në vendin e caktuar.

Kujses të posaçëm duhet pasur në cilësinë e punës së makinës për nxjerrje. Rrënja e karotës është me gjatësi mesatare më shuumë se 20 cm. nëse trupi punues nuk është i rregulluar pëpr nxjerrje në këtë thellësi (prej 20 cm), atëherë karotat do të shkëputen në gjysmë dhe një pjesë e tyre do të mbetet në dhe, që zvogëlon rendimentin dhe madje mund të ketë edhe humbje në prodhim. Pas nxjerrejs, karota shkon në tertore për matje, për analizën e pastërtisë, të përmbajtjes së substancave të thata dhe karakteristikave të tjera që janë përcaktuar me kontratë.