Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Keqkuptimet që quan në bllokadë - Bujqesia.eu

Keqkuptimet që quan në bllokadë

0

STOP

Bllokada e eksportit të miellit dhe keqkuptimet që dolën në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, janë si pasojë e mungesës së komunikimit të duhur në mes të qeverive të këtyre dy vendeve.

Kështu vlerëson Instituti për Studime të Avancuara GAP në një analizë rreth kësaj çështje.
Sipas kësaj analize del se vendimi i Qeverisë së Shqipërisë ishte marrë në korrik të këtij viti, por eksportuesit kosovar dhe Qeveria e Kosovës u njoftuan me këtë vendim vetëm afro tre muaj më vonë, kur edhe u bllokua eksporti i miellit për në Shqipëri.

“Më 11 Janar 2014, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë nënshkruan Marrëveshje Kornizë me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe lehtësimin e tregtisë. Megjithëse sipas Nenit 2, pika A e marrëveshjes për tregti Kosovë-Shqipëri, qartazi theksohet se palët duhet të bashkëpunojnë për “harmonizimin gradual të legjislacionit dhe standardeve në fushën e sigurisë se produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, shëndetit të bimëve dhe kafshëve me interes të ndërsjellë”, një gjë e tillë nuk ishte bërë nga ana e dy shteteve”.

Produktet bimore, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani përbëjnë rreth 32 për qind të eksporteve të Kosovës për në Shqipëri. Eksporti i miellit përbën rreth 15për qind të eksporteve totale nga Kosova për në Shqipëri dhe njëkohësisht është produkti i dytë më i eksportuar.
GAP në këtë analizë sjellë edhe udhëzimin administrativ të lëshuar nga me 15 korrik të këtij viti nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë, Edmond Panariti, “për përcaktimin e treguesve të sigurisë së miellit të grurit të parapaketuar, për t’u shitur te konsumatori i fundit ose për prodhimin e produkteve tjera ushqimore”.

“Si pasojë, me hyrjen në fuqi të udhëzimit të lartpërmendur për cilësinë e miellit, në pikën doganore u bllokuan disa kamionë që eksportonin miell nga Kosova për në Shqipëri, nën arsyetimin se nuk plotësonin kriterin e ri lidhur me nivelin minimal të proteinave në miell”.
Megjithëse eksportet e miellit ishin liruar, bllokada tregoi se Shqipëria dhe Kosova nuk kishin harmonizuar legjislacionin në fushën e produkteve ushqimore, dhe kjo përbënte shkelje të Nenit 2, pika A e marrëveshjes tregtare të nënshkruar në mes të dy shteteve.

“Kosova ka një ligj me anë të të cilit rregullohet çështja e sigurisë dhe cilësisë së miellit, mirëpo ky ligj nuk e specifikon sasinë minimale të proteinave në miell. Po ashtu, në Kosovë nuk ekziston një udhëzim administrativ i cili e specifikon metodën e analizimit të treguesve të miellit, ashtu siç ekziston një i tillë në Shqipëri”.

Kërkohet bashkëpunim më i madh

Në vazhdim, me rastin e bllokimit të miellit pala shqiptare kishte shkelur edhe pjesën e marrëveshjes sa i përket informimit dhe lajmërimit të palës tjetër. Sipas Nenit 2, pika E e marrëveshjes, palët duhet të bashkëpunojnë në “krijimin e mekanizmave të informimit dhe lajmërimit reciprok në rastet e produkteve që nuk plotësojnë kërkesat e sigurisë dhe të legjislacionit të pronësisë intelektuale”. Pala kosovare kishte pranuar lajmin për bllokadën e eksportit të miellit vetëm pas ngritjes së shqetësimit nga ana e bizneseve kosovare dhe jo nga institucionet zyrtare të shtetit shqiptar.

Brenda dy vitesh, Shqipëria ka bllokuar dy herë importin e miellit nga Kosova. Përderisa herën e parë arsyeja kishte qenë mungesa e analizave të aflotoksinës, herën e dytë kjo u bë me arsyetimin se mielli nga Kosova kishte nivelin e proteinës nën masën e kërkuar.
Harmonizimi i legjislacionit në fushën e cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore, siç është dëshmuar me rastin e miellit, është esenciale për realizimin e shkëmbimeve tregtare në mes të të dyja vendeve.