Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kërcejtë e freskët të grurit janë miniera të klorofilit - Bujqesia.eu

Kërcejtë e freskët të grurit janë miniera të klorofilit

0

Kërcejtë e freskët të grurit janë miniera të klorofilit gjatë pranverës dhe përbëjnë një nga mundësi ndoshta të panjohur vlerash. Këto kërcej të njomë në vërtetë janë bari i grurit.Bari i grurit njihet për një sërë vlerash shëndetësore dhe përbërësit e tij janë të aftë për të rritur imunitetin dhe ndihmuar me radikalet e lira. Vlerat shëndetësore të barit të grurit dolën në dritë në vitet 1930.

Asokohe pati një sërë eksperimentesh nga disa kimistë që e përdornin barin e grurit, i cili mblidhet para se kallinjtë e grurit piqen dhe bëhen ngjyrë kafe. Sipas studiuesve, kjo barishte është një nga më të mirat për rikthimin e shëndetit të mirë.

Disa prej këtyre vlerave përfshijnë trajtimin e sëmundjeve të zorrëve, tensionit të lartë të gjakut, të vjellave, konstipacionit dhe aciditetit. Bari i grurit ndihmon me shëndetin e gojës, rënien në peshë dhe detoksifikimin e trupit. Vlera bazë e barit të grurit është se ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të sistemit tretës pra atij gastrointestinal, stimulon lëvizjet e zorrëve dhe redukton konstipacionin.

Bari i grurit mund të konsumohet në formën e pluhurit i cili përmban sasi të larta të klorofilit që luan rol kryesor në detoksifikimin e trupit. Përveç kësaj ky element siguron që sasia e oksigjenit që i dërgohet çdo qelize të jetë në nivele maksimale.

Klorofili shkatërron edhe agjentët që shkaktojnë radikale të lira në organizëm, por edhe ndihmon kundër plakjes së parakohshme. Bari i grurit ka shumë vlera ushqimore që janë pothuajse dyfish më të larta se në perimet organike.

Ndaj mos hezitoni të përdorni barin e grurit në vend të ushqimeve jo të shëndetshme për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm. Lëngun e shtrydhur nga bari i grurit mund ta përdorni për të shpëlarë gojën dhe hequr toksinat që gjenden tek mishrat dhe dhëmbët.

Fibra që gjendet në këtë barishte trajton konstipacionin dhe rivitalizon disa procese të metabolizmit. Pirja e lëngut të barit të grurit ndihmon me pastrimin dhe detoksifikimin e trupit. Largimi i toksinave çon në shërimin nga nausea.

Disa studiues kanë zbuluar që lëngu i barit të grurit inkurajon rënien në peshë, si rrjedhojë e larmisë së fibrave. Sipas tyre, bari i grurit jep aq shumë energji sa që yndyrnat e tepërta që janë akumuluar për shkak të dietës së keqe digjen shpejt duke bërë që ju të bini në peshë.

Konsumimi i barit të grurit ul gjithashtu tensionin e gjakut sepse rrit prodhimin e qelizave të kuqe. Kjo çon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake. Bari i grurit ndikon në ruajtjen e nivelit të duhur të aciditetit në trup.

Ai balancon nivelet e pehashit në trup dhe promovon funksionim më të mirë në disa pjesë të trupit. Ndikimi i fijeve të barit të grurit shpaloset në ciklin lukth-zorrë. Fijet lidhin ujin, fryhen, mbufaten, dhe me atë shkaktojnë hershëm ndjenjën e ngopjes.

Bari i grurit rregullon veprimtarinë e zorrëve dhe kujdeset për baktere të shëndosha të florës të zorrëve, duke nxitur rritjen e baktereve në zorrë. Përveç kësaj ato ndikojnë në shmangien e ngritjes së sheqerit në gjak dhe kanë një ndikim pozitiv në pasqyrën e kolesterinës.