Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kerkesat per ushqim per Lope gjata fazes se laktacionit -(Pjesa e dytë). - Bujqesia.eu

Kerkesat per ushqim per Lope gjata fazes se laktacionit -(Pjesa e dytë).

0

antibiotik

Faza e tretë
Nga dita e 200 e me lartë prodhimi i qumështit bie akoma dhe konsumimi i lëndës se thatë në ditë vazhdon të mbetet e lartë, që rezulton me marrje të tepërt të energjisë mbi kërkesat. Gjatë kësaj periudhe, lopët në prodhimtarinë e qumështit duhet të ushqehen me racion me energji me të ulët për të parandaluar sindromën e trashjes së lopës. Pastaj është e këshillueshme të largohen fare ushqimet me energji të lartë, sikurse është misri, silazhi i misrit etj. Është e rekomandueshme që lopët të ushqehen me racione me sasi të mëdha të ushqimeve voluminoze dhe me ushqime me përmbajtje të vogël të karbohidrateve të degraduara lehtësisht.
Faza e katërt
Periudha e katërt konsiston ne periudhën e tharjes, në këtë faze lopët duhet të ushqehen me racione të cilat janë me sasi të ulët të energjisë por me sasi të mjaftueshme të mineraleve dhe vitaminave, e cila redukton rrezikun e mbi-trashjes. Racione të tilla parandalojnë vështirësitë në pjellje dhe çrregullimet metabolike, si pareza e qumështit, ketozës dhe sindromën e lopëve të trasha. Gjatë muajit të parë të periudhës se tharjes, lopët duhet të ushqehen sipas standardeve për mirëmbajtje dhe prodhim të qumështit të 2-4 kg. Gjatë muajit të dytë të periudhës së tharjes lopëve duhet t’u jepen racione për plotësimin e kërkesave për prodhimin e qumështit prej 5-7 kg. Këto kërkesa mund të adaptohen në bazë të kondicionit trupor të lopës. Ushqimet voluminoze janë esenciale për funksionim adekuat të rumenit. Rekomandohet që lopët të ushqehen me ushqime fibroze dhe me përmbajtje të vogël të energjisë. Një racion i mirë konsiston ne 4 kg të lëndës së thatë ditore nga silazhi i barit të kualitetit të mirë së bashku me 6 kg kashtë gjatë muajit të parë dhe 6.5 kg të lëndës ditore të silazhes së barit dhe kashtë sipas dëshirës në muajin e dytë të periudhës së tharjes. Pak para pjelljes (10 ditë) , lopët duhet të përgatiten për prodhimin e qumështit duke e rritur nivelin e ushqimit. Ushqimet voluminoze në racion nuk duhet të ndërrohen me ushqime tjera voluminoze pas pjelljes. Gradualisht rritet sasia e koncentrateve për 2 kg në ditë. Pas pjelljes, sasia e koncentratit duhet të rritet gradualisht ne përputhje me pritjet e prodhimit të qumështit.
Ndarja e lopëve në grupe sipas prodhimtarisë
Nga këndvështrimi i menaxhimit të fermës, rekomandohet që tufat e lopëve qumështore të ndahen në grupe ne bazë të prodhimit të qumështit. Ky sistem na mundëson që lopët ti ushqejmë me ushqime voluminoze të kualitetit të lartë sipas prodhimtarisë. Tek fermat moderne lopët ushqehen me koncentrat në baza individuale ku secila lopë e merr sasinë koncentratit në mënyrë automatike në boksat special për ushqim të koncentruar. Kjo është e rregulluar me anë të kompjuterit ku secila lopë ka çipin e vetë dhe është e regjistruar në kompjuter për kërkesat për ushqim të koncentruar. Ky sistem lejon marrjen e koncentrateve sipas prodhimit të qumështit gjatë 24 orëve.
Fermeri i lopëve duhet të dijë parimet bazike për të ushqyerit e lopëve qumështore, në mënyrë që të rrisë prodhimtarinë në fermën e tij dhe të mirëmbaj shëndetin e lopëve. Prandaj, është esenciale që racionet e lopëve duhet të kenë sasinë e duhur të koncentrateve. Për me shumë , koncentratet duhet të kenë përbërjen e duhur të gjitha lëndëve ushqyese në mënyrë që të plotësojnë kërkesat për lëndë ushqyese të lopëve qumështore.
Si udhëzime te përgjithshme për formulimin e racioneve janë:
• Analizimi i ushqimeve mbi përbërjen e lëndëve ushqyese
• Përdorimi i ushqimeve kualitative dhe anashkalimi i ushqimeve të prishura ose të mykura në të gjitha rastet
• Peshimi ose llogaritja e sasisë së secilit ushqim në racion
• Mbajtja e racioneve konstante, veçanërisht gjatë pjesës së parë të laktacionit
• Kontrollimi i ushqimeve voluminoze/koncentratet me theks të veçantë mbi sasinë e ushqimeve fibroze/celulozës për të anashkaluar çrregullimet digjestive
• Shtimi i përzierjeve të koncentratit me sasinë e duhur të mineraleve dhe vitaminave;
• Ofrimin e racioneve që janë të shijshme dhe tërheqëse për lopën;
• Përdorimin e ushqimeve që nuk ndikojnë në aromën e qumështit dhe që janë të dobishme për shëndetin;
• Gjithmonë duhet pasur parasysh dispozicionin dhe çmimin e ushqimeve për kg të lëndës së that
• Optimalizimin ekonomik të racioneve për rritjen e profitabilitetit në fermat qumështore