Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kërkesat për ushqim për Lope gjatë fazës se laktacionit –(Pjesa e parë). - Bujqesia.eu

Kërkesat për ushqim për Lope gjatë fazës se laktacionit –(Pjesa e parë).

0

lopet-uje

Kërkesat për lëndë ushqyese dhe niveli i konsumit ndryshon në mënyrë të konsiderueshme gjatë fazës se laktacionit të lopës. Konsumi ditor i lëndës së thatë dhe kërkesat për prodhim të qumështit nuk janë gjithmonë në balancë nga pikëpamja e kërkesave ushqimore, pra periudha e laktacionit duhet të ndahet në katër faza.

Faza e parë
Zakonisht lopët janë në kulmin e dhënies se qumështit në mes ditëve 30 dhe 40 pas pjelljes, gjersa marrja e lëndës së thatë ditore arrin kulmin e konsumimit në mes ditëve 60-80. Prej kohës së pjelljes deri te arritja e kulmit të prodhimtarisë së qumështit, një lopë me prodhimtari të lartë është në periudhën e saj me të vështirë për të plotësuar nevojat ushqimore, veçanërisht për energji dhe proteina. Mungesa apo vonesat në konsumimin e lëndës së thatë në krahasim me prodhimtarinë e qumështit rezulton me mungesë të energjisë dhe mund të shkaktojë humbjen e peshës trupore gjatë fazës së parë të laktacionit. Shpesh, pas 90 ditëve, konsumimi i lëndës së thatë është i mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat për energji përveç atyre kafshëve të cilat kanë prodhimtari të lartë të qumështit dhe atyre të cilat kanë humbur shumë kondicionin trupor.

Racionet ushqimore të pasura me celulozë ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve metabolike, siç është acidoza e rumenit. Racionet ushqimore nuk duhet të përmbajnë më pak se 16% të lëndës se thatë të fibrave në racionet ushqimore. Gjatë periudhës së parë, lopët me prodhimtari të lartë të qumështit duhet të ushqehen me ushqim voluminoz të kualitetit të mirë me një vlere të lartë të energjisë, se bashku me një sasi të koncentratit e cila zbërthehet me ngadalë ne rumen. Një racion me energji të tillë të lartë do të ndihmojë të reduktoje humbjen e peshës trupore. Amidoni mund të ketë efekt pozitiv në prodhimin e qumështit dhe përqindjes së proteinave por mund të ketë efekt në uljen e yndyrës së qumështit. Amidoni nga patatet dhe drithërat (i degraduar lehtësisht) është i njohur për uljen e yndyrës së qumështit dhe për faktin se sasi të mëdha të këtyre ushqimeve në racion mund të shkaktojnë acidozën e rumenit. Kjo zakonisht ndodhë më shpesh te lopët në laktacion të hershëm kur ndryshimet bëhen në racione që përmbajnë sasi me të larta të drithërave sesa ushqimet gjatë periudhës së tharjes. Si problem kryesor i kësaj mund të shkaktohet zhvendosja e abomazuzit.
Përzierja ditore e të gjithë përbërëseve për të fituar racion homogjen ka avantazh ndaj të ushqyerit me sasi me të mëdha të përbërëseve individual. Rekomandohet të plotësohen racionet me sasi të mjaftueshme të mineraleve dhe vitaminave për të mënjanuar mungesat gjatë kësaj faze.

Faza e dytë
Në mes ditëve 90 – 200, marrja e lëndës së thatë është e mjaftueshme për nevojat e energjisë për prodhim të qumështit dhe rritje. Lopa qumështore rifiton peshën e humbur trupore gjatë fazës së parë. Racionet e pasura me energji kanë efekt me të vogël në prodhimin e qumështit sesa në periudhën e parë. Duhet të kemi kujdes në dhënien e ushqimeve të pasura me energji (misër), sepse ekziston rreziku i trashjes së tepërt të lopëve nga fundi i laktacionit.