Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Këshilla për një oborr me barë të mirë - Bujqesia.eu

Këshilla për një oborr me barë të mirë

0

Bari në periudhën e verës që nga ujitje deri tek kositje. Për të pasur sukses që te kemi barë të mirë, duhet t’i njohim disa veti biologjike të barit dhe masat për  mirëmbajtjen e barit

Një prek cilësive biologjike të barit është tufimi, krijimi i degëve të reja në pjesët e poshtme të kërcellit të barit. Nga tufa, gjatë periudhës së vegjetacionit  dalin kërcej të ri të shkurtër, të cilat paraqesin bazën e  mbulesës me barë. Në tufëzim ndikojnë mirë temperaturat e ulëta, ditët e shkurta, lagështi më e madhe dhe ajrosja e tokës. Pasi që këto kushte i kemi në pranverë dhe vjeshtë, në këtë periudhë kemi edhe tufëzimin më të mirë të barit. Përveç kushteve natyrore, në tufëzim ndikojnë edhe masat  agroteknike: kositja, plehërimi, ujitja dhe ajrosja e tokës.  Ndikim  vendimtar në tufëzim të barit kanë tri masat e para.

KOSITJA.   Kjo masë agroteknike stimulon tufëzimin e barit. Që nga pranvera deri në gjysmën e qershorit bari kositet në lartësi deri  2,5 -3 cm, kurse gjatë verës deri në 4 cm, në mënyrë që me sukses të ruhet lagështia në tokë dhe që  rrënja të zhvillohet më mirë.  Kositja e shpeshtë dhe e ulët zvogëlon masën e rrënjëve dhe të gjetheve të barit. Koha e kositjes caktohet sipas  sipërfaqes së gjethit. Gjatë kositjes asnjëherë nuk duhet të largohet më shumë se  1/3 të sipërfaqes së gjethit.. Më mirë është të kositet më shpesh por jo shumë ulët. Në periudhën e verës bari kositet zakonisht një herë në muaj. Përveç numrit të kositjeve dhe lartësisë së kositjes, është e rëndësishme edhe mënyra e kositjes. Kosa nuk bën të shëtisë para ose prapa, por në mënyrë të rregullt shtyhet para. Çdo kositje e ardhshme duhet të bëhet në kënd të drejtë në krahasim me kositjen e kaluar. Me këtë arrihet  kositje e rregullt dhe e njëtrajtshme.

PLEHËRIMI.  Ushqimet më të rëndësishme  azoti, fosfori dhe kaliumi mundësojnë rritje më të mirë të barit dhe rezistencë më të madhe  në lëndime mekanike dhe fizike (shkelja, thatësia afatgjate, të reshura të mëdha). Për zhvillimin e tij bari shfrytëzon materie ushqyese  nga toka dhe me këtë varfërojnë tokën. Për të ruajtur pjellorin e caktuar të tokës, duhet kthyer elementet ushqyese që janë larguar nga toka. Humbja më e madhe  e ushqimeve është në periudhën e rritjes më intensive të barit, në maj dhe në qershor. Për këtë arsye është e rëndësishme që ushqimi të shtohet në fillim të pranverës (shkurt –mars). Gjatë rritjes intensive të barit shtohen vetëm plehrat azotike (amoniak), të cilat veprojnë ngadalë, në mënyrë që të mos ndodhë rritja e shpejtë e barit. Verës rritja e barit është më e ngadalshme dhe duhet plehëruar me pleh azotik (me nitrate). Ky ushqim shtesë mjafton të bëhet dy herë gjatë verës.

UJITJA.  Gjatë kohës së vapës verore, barin duhet ujitur pas dite ose në mbrëmje. Kurrsesi nuk bën që bari të ujitet para dite gjatë kohës së nxehtësisë më të madhe, sepse atëherë ekziston rreziku  që bari të fitojë djegie në gjethe. Preferohet ujitje e mirë dhe e shpeshtë, e harmonizuar me të reshura. Pasi që në viset tona qershori është  muaji më me shumë shi në periudhën e verës, në këtë muaj duhet ujitur më pak barin. Korriku dhe gushti janë më të varfër me shi dhe në këtë periudhë duhet ujitur me sasi prej 60-70 mm ujë për 1 m2.

AJROSJA.  Ajri në tokë ka rëndësi të madhe  për zhvillimin e barit.  Prandaj barin duhet krehur me grabujë rregullisht dhe herë pas herë duhet përshkuar me makinën për  trinim të dheut.  Me këtë arrihet që ajri, uji dhe ushqimi  të depërtojë më lehtë në tokë deri te rrënja. Plisat e dheut në bari i mënjanojmë duke e i larguar ata me grabujë.

LARGIMI I BAROJAVE –  Barojat në  bari janë me gjethe të ngushta ose të gjëra, të cilat kanë mundësi të mëdha që të bëjnë presion ndaj barishteve të tjera.Nëse këso barojash ka pak, atëherë këto mënjanohem me plehërim. Nëse baroja ka shumë,  këto shkatërrohen me herbicide. Spërkatja me herbicide bëhet vetëm një herë në vit. Për këtë qëllim mund të aplikohen herbicide për shkatërrimin e barojave me gjethe të gjera në drithëra të bardha  (atalon, agelon), por me një koncentrat 3 herë më të  fuqishëm.