Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Këshilla rreth kositjes së barit si ushqim për kafshët dhe depozitimit të tij - Bujqesia.eu

Këshilla rreth kositjes së barit si ushqim për kafshët dhe depozitimit të tij

0

kositja e baaritShkruan:Prof.dr.Enver Isufi

Në strukturën e racionit ushqimor, bari i thatë zë 16-22 % të racionit, i cili ndikon në vlerat prodhuese të kafshëve ripërtypse, në 300 ditë laktacion. Për këtë arsye e rëndësishme është cilësia e tij. Bari i thatë është bari që prodhohet nga bari i jonxhës, loliumit, i kullotave alpine nga bari i përzier tërshëre, etj. Për përgatitjen e barit të thatë e rëndësishme është përcaktimi i periudhës së kositjes.

Metoda më tradicionale e konservimit të leguminozeve dhe kryesisht jonxhës është tharja deri në 10-15 % lagështi. Kositja e saj në stade të avancuara të vegjetacionit lehtëson tharjen, por vlera ushqimore e barit të përgatitur është më e ulët. Kositja duhet bërë kur vetëm një pjesë e vogël e bimëve kanë lulëzuar si dhe kur lëndët ushqimore grumbullohen më shumë në gjethe që përkon me mëngjesin. Gjatë grumbullimit të barit të thatë duhet pasur kujdes ruajtjen e bimës nga shkundja e gjetheve, pasi në to gjendet pjesa më e tretshme e lëndëve ushqimore. Nuk ka një kohë të përcaktuar për kosën e parë, duke qenë se bari zhvillohet ndryshe në varësi të motit dhe cilësive të tokës. Koha e ngrohtë dhe e lagësht në zonat e ulëta nxit rritjen, ndërsa të ftohtit, thatësira dhe lartësitë, pengojnë rritjen e barit. Kosite barin mundësisht para lulëzimit, merr më pak masë foragjere, por me vlera të larta ushqimore.

Kosa e dytë përkon me fillimin e gonxhimit. Një faktor që duhet të kihet parasysh në prodhimin e gjerë të barit të jonxhës është raporti Ca:P që lidhet sidomos me pjellorinë e lopëve dhe më optimali është 1.5:1. Ky raport realizohet kur përdorimi në racion i sasive të shtuara të barit të jonxhës që do të thotë të sasive të shtuara të Ca, tu shtohet edhe sasia e P nëpërmjet kripërave minerale të fosforit ose koncentrateve të pasura me të si p.sh. himet. Prishja e këtij raporti në përdorimin e sasive të shtuara të barit të jonxhës shoqërohet me ulje të theksuar të pjellorisë.
Në shfrytëzim të sipërfaqeve të jonxhës duhet treguar kujdes ndaj ruajtjes së jetëgjatësisë. Kjo arrihet vetëm nëse jonxha lihet një herë në vit të lulëzojë plotësisht dhe më pas të korret. Në këtë rast synohet një masë e madhe, por që ushqimi ka përmbajtje të ulëta të proteinës dhe është i ashpër. Kosat e tjera mund të planifikohen sipas llojit të jonxhës. Nëse jonxha korret vazhdimisht para lulëzimit, atëherë në të vërtetë sasitë e proteinës janë të mëdha por volumi është i pakët dhe jetëgjatësia e tij pakësohet. Në këtë mënyrë dimrin e ashpër kjo jonxhë e përballon shumë keq.
Edhe barërat e familjes së graminoreve përbëjnë një burim ushqimor me vlera të larta dhe me rëndësi në foragjeret. Ndërmjet tyre loliumi përdoret gjerësisht në të ushqyerit e kafshëve ruminante dhe veçanërisht në gjedhin e qumështit kryesisht si bar i thatë. Ashtu si dhe për leguminozet vlera ushqimore e tyre në gjendje të freskët dhe barit të thatë varet nga stadi vegjetativ duke qenë më e lartë në fillim të lulëzimit.

Depozitimi i barit të thatë
Nëse ushqimi i gjelbër i nënshtrohet tharjes natyrore, ai ruan në rrethana të favorshme rreth 18 % lagështi. Si pasojë e kësaj bimët edhe pas depozitimit si bar i thatë vazhdojnë të jetojnë dhe të marrin ajër. Kështu që, prezenca e gazit karbonik dhe lagështirës, bëjnë që të formohet ngrohtësi. Sa më e madhe të jetë sasia e lagështirës tek bari i sapo depozituar, aq më intensive është frymëmarrja që është e lidhur me temperaturën e cila rritet. Gjithashtu, lagështia është shumë e favorshme për zhvillimin e mikroorganizmave që jetojnë nga lëndët ushqyese të barit të thatë. Nga proceset që ndodhin me barin gjatë depozitimit del se kohëzgjatja dhe shkalla e ngrohjes e si rrjedhoje sasia e humbjeve në lëndë ushqyese janë të varura nga lagështia që përmban bari i thatë i depozituar, nga madhësia e stivave të barit dhe nga struktura e tij.

Bari i sapo sjellë në hangar, duhet të depozitohet në stiva të vogla. Është e gabuar mbushja e hangarit nga dyshemeja në tavan.
Depozitimi duhet bërë në 3 ose 4 të ndara në të njëjtën kohë dhe midis stivave të ketë një hapësirë prej ½ m.
Që ajri i ngrohtë dhe i lagësht të dalë sa më shpejt të jetë e mundur nga brendësia e stivës, bari nuk duhet të jetë i ngjeshur në hangar. Ngjeshja vlen vetëm kur bari është i tharë mirë.
Bari i pa tharë mirë, që përmban barëra të këqija dhe tërfil ka tendencë të nxehet dhe të vetëndizet.
Pas depozitimit, stiva e barit duhet kontrolluar çdo ditë.
Shenja më e rëndësishme për gjendjen e barit është aroma e tij. Një bar i shëndetshëm, gjatë fermentimit ka një erë të këndshme pikante./Bujqësia