Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Këtë vit dyfishohet buxheti për bujqësi. - Bujqesia.eu

Këtë vit dyfishohet buxheti për bujqësi.

0

fermaa

Nga buxheti i Republikës së Kosovës, për sektorin e bujqësisë në vitin 2015 janë ndarë mbi 60 milion euro. Ndërkaq, sipas planifikimeve të bëra nga Ministria e Bujqësisë, për pagesa direket (subvencione) janë ndarë rreth 32 milion euro, ndërsa për grante investive 20 milion euro. Sipas zyrtareve të Ministrisë së Bujqësisë, buxheti për vitin 2015 ka një rritje të konsiderueshme në krahasim me buxhetin e vitit 2014. Ndërsa, përveç rritjes se përfitueseve të granteve investive dhe të subvencioneve, risi për këtë vit është që për here të parë me pagesa direkte (subvencione) do të përkrahet edhe sektori i pemëtarisë.
Isuf Cikaqi, drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrin e Bujqësisë, tregon për portalin “Ferma Ime”, qe këtë vit për sektorin e bujqësisë sipas të dhënave buxhetore janë dedikuar 60 milionë euro. “Buxheti total i MBPZHR për vitin 2015 është 60,352,651.00 euro. Nga ky buxhet për pagesa direkte në bujqësi janë paraparë 31,995,022.00 euro ndërsa për grante 20,000,000.00. Por përcaktimi i hollësishëm se cilët sektorë do të mbështeten dhe sa do të jetë shuma e mjeteve të ndara për secilin sektor që mbështetet do të parashihet në programin mbështetës për pagesat direkte për vitin 2015 si dhe në programin mbështetës për grante për vitin 2015” tregon ai. Drejtori Cikaqi, ndër të tjera tregon që këto programe mbështetëse janë në fazën finale të përgatitjes dhe pritet që të aprovohen shumë shpejt nga ana e ministrit.

Cikaqi tregon se në krahasim me vitin e kaluar buxheti për Ministrin e Bujqësisë ka një rritje të konsiderueshme. Sipas tij, ky fakt do të ketë ndikim të madh në zhvillimin e bujqësisë dhe në zhvillimin rural. “Me buxhetin e vitit 2015 do të jetë mundësia që shuma e mjeteve të ndara për sektorët që janë mbështetur edhe viteve të kaluara të rritet e po ashtu mundëson edhe zgjerimin e programit mbështetës edhe në sektorët tjerë”, thotë drejtori Cikaqi.

Ndërsa, prioritet për përkrahje në vitin 2015 do të kenë sektorët e drithërave, pemëtarisë dhe perimtarisë sipas drejtorit Cikaqi. Ndërkaq, risi do të jetë përkrahja me pagesa direkte (subvencioneve) për kultivuesit e pemëve. “Drithërat përkrahen përmes pagesave direkte, pemëtaria përkrahet përmes granteve dhe këtë vit për herë të parë do të përkrahet edhe përmes pagesave direkte, perimkultura përkrahet përmes granteve dhe përmes pagesave direkte”, tregon Cikaqi./FermaIme/