Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kolobacioza (dezinteria e bardhë) e viçit. - Bujqesia.eu

Kolobacioza (dezinteria e bardhë) e viçit.

0

viccciii

Sëmundjet më të shpeshta infektive të viçave në ditët e para është kolibaciloza e shkaktuar nga patogjeni i llojit E. Coli dhe bakteret tjera koliforme si dhe viruseve (IBR –I PV etj.) dhe karakterizohet me diare profuze.

Përmbajtja e zorrëve është e ujshme, në fillim të verdhë, më vonë në të bardhë dhe nga kjo quhet dezinteria e bardhë. Viçi shpejtë dehidrohet, është i dobët, nuk thithë, sytë i kanë të hyrë brenda në gropë të syrit dhe më së shpeshti ngordhin. Diarea nganjëherë është e përgjakshme. Morbiditeti është shumë i lartë (50 %) e po ashtu edhe mortaliteti (30 %).
Prognoza është dubioze, ndërsa shërimi jo i sigurtë. Shërimi duhet të orientohet në parandalimin e dehidrimit dhe kompenzimin e lëngjeve të indeve me tretje fiziologjike dhe dhënien e antibiotikëve.
Me qenë se është fjala për infeksion nga stalla, viçin sa më parë duhet ta largojmë në vendin tjetër, të pastër dhe dezinfektuar.
Preventiva e infeksionit është shumë më rëndësi. Masat profilaktike janë mbajtja 81 higjienike, ushqimi i mirë, marrja në kohë e kollostrumit, ushqimi me qumësht të ngrohtë (37 – 38 * C), kolivakcina e gjedheve gravide, gamaglobulinat, higjiena e kërthizës dhe maternitetit dhe ndërrimi i ambientit.
Viçin e sëmurë duhet ta ndajmë nga ata të sëmurët.