Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Komisioni vlerëson dëmet e pyjeve në komunën e Rahovecit. - Bujqesia.eu

Komisioni vlerëson dëmet e pyjeve në komunën e Rahovecit.

0

pyjet

Me një vendim të Kuvendit komunal në Rahovec, është formuar komisioni për vlerësimin e dëmeve të pyjeve në territorin e komunës së Rahovecit, ku është bërë edhe regjistrimi i terrenit si dhe revizioni kontrollues.
Komisioni në përbërje : Zijajdin Haxhimustafa, Selami Mashuku dhe Gëzim Vuçitërna, këtyre ditëve e kanë kryer punën mjaft voluminoze, ku janë kontrolluar 930 Ha të sipërfaqeve pyjore publike. Dëmet të vjetërsuara të viteve të para të pas luftës nuk janë marrë parasysh në gjatë punës së komisionit, ndërkaq dëmi i përgjithshëm sipas anëtarit të komisionit, Zijajdin Haxhimustafa, është 132.81 metra kub, në vlerë prej 11.952 euro.
Haxhimustafa thotë se nga numri i përgjithshëm i dëmeve, të arsyetuara janë 80.52 metra kub, në vlerë prej 7.246 euro, ndërkaq dëmet e paarsyeshme janë 52.29 metra kub në vlerë prej 4.706 euro. Haxhimustafa thotë se mirëmbajtja momentale e pyjeve është në nivel, ndërkaq shef i Agjencisë Pyjore të Kosovës – Njësia në Rahovec, Jeton Kryeziu, thotë se përgjegjësia e tyre përbëhet prej tre kritereve bazë, parandalimi i shkatërrimit të pyjeve dhe mbrojtja nëpër brezni, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm i pyjeve për një ambient ekologjik. Në fund , Kryeziu thotë se gjatë vitit 2014 janë bërë 64 fletëparaqitje për prerje ilegale të pyjeve publike. /RahovecPress.com/