Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kompanitë rajonale të mbeturinave në prag të falimentimit - Bujqesia.eu

Kompanitë rajonale të mbeturinave në prag të falimentimit

0

Pamkos

Një mijë e 700 punëtorë të 7 kompanive rajonale të mbeturinave rrezikojnë të mbeten pa punë shkaku i gjendjes së keqe financiare të këtyre kompanive, shkruan “Koha Ditore”.

Sipas Shoqatës për Pastërti dhe Ambient të Kosovës (PAMKOS), pjesë e së cilës janë këto kompani, gjendja e rëndë financiare, mosimplementimi i Ligjit të mbeturinave dhe bllokimi i xhirollogarive nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovës, po i çojnë këto kompani drejt falimentimit.

Për këtë arsye të mërkurën përfaqësuesit e PAMKOS-it mbajtën një konferencë për medie, ku dhanë alarmin për institucionet relevante se po i lënë pa punë 1 mijë e 700 persona, ku nga ta shumica raste sociale.

Në PAMKOS bëjnë pjesë KRM “Pastrimi” Prishtinë, KRM “Pastërtia” Ferizaj, “EKO-Higjiena” Gjilan, “Ekoregjioni” Prizren, “Ambienti” Pejë, “Uniteti” Mitrovicë, si dhe “Çabrati” Gjakovë. Feim Saliu, drejtor ekzekutiv i KRM “Pastrimi”, ka thënë se kompanitë e pastrimit pastrojnë rreth 90% të territorit të Kosovës, dhe megjithatë këtë punë e bëjnë në kushte të mjerueshme.

Ai ka thënë se deri më tani kanë pritur se do të ndryshojë diçka, mirëpo, sipas tij, këto ndryshime nuk po shihen. “Problemet kanë mbetur të pazgjidhura mirëpo mbi të gjitha ne jemi munduar ta pastrojmë Kosovën edhe ashtu e pastrojmë rreth 90% të territorit duke vuajtur, duke pasur skamje, duke pasur mungesë për gjërat elementare dhe duke pritur që do të vijnë ditë më të mira. Mirëpo ne po shohim se diçka e tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë Salihu.

Ai ka shtuar se qytetarët duhet të jenë në dijeni se përgjegjës për këtë janë kuvendet komunale dhe Qeveria, pasi që ata duhet të kryejnë punët që u takojnë.

“Një prej punëve kryesore është që komunat ta nxjerrin një orar të hedhjes së mbeturinave. Ai orar të jetë më fiks dhe më i kufizuar p.sh. prej orës 22:00 deri në orën 06:00, ashtu që brenda ditës të mos ketë mbeturina të shumta që paraqesin gjendje të shëmtuar. Ne nuk kemi mundësi që gjatë çdo pike grumbulluese të rrinë punëtorët për ta ruajtur nëse dikush po hedh mbeturina apo jo”, ka theksuar Salihu.

Ndër të tjera, Salihu ka kritikuar edhe Drejtorinë e Inspektoratit se nuk po e kryen punën e tij si duhet.

“Kuvendet komunale duhet të pajisin qytetet me kontejnerë, që është rast specifik Prishtina, ku nga ardhja në pushtet e kryetarit Shpend Ahmeti nuk është blerë asnjë kontejner, duke u arsyetuar se janë prodhim i Serbisë. Tjetër problem është puna e Inspektoratit. Ky është ai i cili ndëshkon ata që nuk mbajnë rend në qytet. Nëse në qytetin tonë hidhen eshtrat nga mishtoret në çdo vend, atëherë është Inspektorati ai që duhet të veprojë”, ka theksuar ai.

Ndërkaq kanë bërë të ditur se për një ton eshtra KRM-të duhet të paguajnë 70 euro në deponi, gjë që, sipas tyre, është e papërballueshme për kompanitë. Borxhi total i qytetarëve të Kosovës ndaj këtyre kompanive është 48 milionë euro. Nga to është thënë se 21 milionë janë nga rastet sociale.

Në anën tjetër, Nehat Basha, shef ekzekutiv i KRM “Eko-regjioni” nga Prizreni, ka thënë se së pari duhet të bëhet dallimi mes menaxhimit të mbeturinave, grumbullimit dhe transportit të tyre.

Ai ka theksuar se këto kompani kërkojnë implementimin e Ligjit për mbeturinat, gjë që, sipas tij, do të lehtësonte punën e kompanive. Sipas tij, KRM “Ekoregjioni” nga Prizreni edhe KRM “Ekohigjiena” nga Gjilani janë ndëshkuar me bllokim të xhirollogarive nga KMDK-ja dhe, sipas tij, fat i tillë i pret edhe kompanitë e tjera.

“E gjithë kjo parregullsi e cila është duke ndodhur në Kosovë në menaxhimin e mbeturinave është pikërisht moszbatimi i legjislacionit, ose Ligjit të mbeturinave i cili në vitin 2012 ka hyrë në fuqi. Ligji i mbeturinave nr. 04/L-060, nenet 14 dhe 15 përcakton qartë kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve qendrore dhe lokale, por këto kanë mbetur vetëm në letër.

Sa u përket rasteve sociale, borxhi i tyre ndaj KRM-ve kap vlerën mbi 21 milionë euro, me rreth 25 mijë familje raste sociale, për të cilat askush nuk ka paguar asnjëherë asgjë”, është shprehur Basha.

Ai ka thënë se në rast se nuk reagojnë institucionet, kompanitë janë të detyruara të marrin hapa radikalë, ose edhe të ndërpritet shërbimi i grumbullimit të mbeturinave.