Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kompensohen dëmet e shkaktuara në bujqësi gjatë muajit janar - Bujqesia.eu

Kompensohen dëmet e shkaktuara në bujqësi gjatë muajit janar

0

memli krasniqi

Kabineti qeveritar ka aprovuar sot propozimin e ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi që të bëhet kompensim i pjesshëm i dëmeve të shkaktuara në bujqësi gjatë muajit janar të këtij viti. Ndërkohë është thënë se për dëmet e muajit mars do të priten raportet finale nga komunat dhe do të merret edhe për to një vendim.

Shuma që Qeveria e Kosovës ka ndarë për kompensim të dëmeve në bujqësi gjatë muajit janar është rreth 160 mijë euro dhe bëhet fjalë vetëm për 11 komuna ku ka pasur dëme. Ato komuna janë: Malisheva, Suhareka, Rahoveci, Lipjani, Prizreni, Gjakova, Shtimja, Skenderaj, Ranillugu, Mitrovica dhe Drenasi.

Ministri Memli Krasniqi ka thënë para kabinetit qeveritar se për dëmet në bujqësi gjatë muajit mars po presin raportet finale nga komunat dhe ka premtuar shqyrtimin për një kompensim edhe të atyre dëmeve.

“Zyrtarët tanë janë në terren dhe po presim që drejtoritë përkatëse komunale të dorëzojnë raportet finale të vlerësimit të dëmeve në ditët e ardhshme, ashtu që të shqyrtojmë mundësitë për kompensim të pjesshëm të dëmeve në bujqësi edhe për këto raste”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ministri Krasniqi ka njoftuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po punon në krijimin e një fondi të veçantë për kompensim të pjesshëm të dëmeve në raste të fatkeqësive natyrore, si pjesë e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që miratohet çdo vit. “Planifikimi ynë është që ky fond të jetë i hapur për aplikim gjatë gjithë vitit, kurdo që të ketë raste të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, bazuar në procedurat dhe kriteret që tashmë janë duke u finalizuar”, ka thënë ai.