Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Komuna e Gjakovës shpalli femeret më të mire për vitin 2014. - Bujqesia.eu

Komuna e Gjakovës shpalli femeret më të mire për vitin 2014.

0

gjakova

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me shoqatën joqeveritare “Flora” ka bërë përzgjedhjen e fermerit të vitit 2014. Pas propozimeve të deponuara në Drejtorinë e Bujqësisë, komisioni është përcaktuar që fermer i këtij viti për rajonin e Hasit të jetë Musa Berisha nga Rogova. Në arsyetimet e komisionit thuhet se ky fermer ka sipërfaqe tokësore prej 2.5 ha, ndërkohë që prodhime të kultivuara ka spec dhe qepë. Rendimenti i këtyre prodhimeve është 35t/ ha spec dhe 25t/ha me qepë.
Gjithashtu, fermeri Musa Berisha disponon me mekanizëm bujqësore dhe merret edhe me kultivime tjera. Fermerja e vitit për rajonin e Dushkajëë është shpallur Mejreme Azemi nga Kralani, e cila disponon fermë të lopëve dhe deleve, ku prej tyre ka në pronësi dhe kultivim 13 lopë qumshtore dhe 130 dele. Poashtu, kjo fermere kultivon edhe grurë në 5.2 ha, misër në 6.00 ha, silazhe në 4 ha dhe ka pemishte të mollës prej 0.45 ha. Fermer për këtë vit nga rajoni i Rekës së Mirë është shpallur Sulejman Stojkaj nga Skivjani.
Ky fermer ka sipërfaqe bujqësore prej 1.2 ha mollë, sipërfaqe bujqësore prej 0.20 ha dredhëza, etj. Fermeri i vitit nga rajoni i Rekës së Keqe është shpallur Vat Pali nga Jahoci, i cili ka kultivuar sipërfaqe bujqësore prej 8 ha, si pronë private, si dhe 15 ha të marrura me qera. Nga kjo sipërfaqe ka prodhuar 5 ha me grurë, 5.5 ha me misër, 0.40 ha me speca, domate, qepë, patate, etj, pemë ( molla dhe dardha) 0.25 ha, etj. Poashtu merret edhe me blegtori dhe disponon mekanizëm bujqësor. Ndërkaq, Shkelzen Zhuja është shpallur fermer i vitit për rajonin e Gjakovës, i cili merret me kultivimin e bletëve, si mjaltë, propolis, qumësht bletësh, etj.Ky fermer ka arritur të prodhojë 10 kg mjaltë për koshere.
Para shpalljes së fermerëve të vitit 2014, Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural para fermerëve ka prezentuar raportin e punës për këtë vit, ku investimet direkte në sektorin e bujqësisë kanë qenë 415,531.80 euro. Prej kësaj shume, subvencione kanë qenë 215,119.25 euro, ndërsa investime kapitale 200,412.55 euro.