Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Komuna e Gjilanit i jep përkrahje projektit për kreditimin e mikro dhe agro bizneseve. - Bujqesia.eu

Komuna e Gjilanit i jep përkrahje projektit për kreditimin e mikro dhe agro bizneseve.

0

Gjilani

Komuna e Gjilanit do të ofrojë përkrahje për bizneset mirko dhe agro përmes kredive bankare, ku ajo merr përsipër të paguajë normën e interesit. Projekti ka marrë përkrahje nga Komiteti për Zhvillim Ekonomik (KZHE), ku është prezantuar nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ismajl Januzi.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik është duke punuar në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë lokale, nëpërmjet subvencionimit të normës së interesit për komunitetin e biznesit, ka thënë Januzi, duke nënvizuar se bëhet fjalë për mikro dhe agro bizneset.
“Ne konsiderojmë se kjo është një ndihmesë e mirë për ekonominë lokale, duke shpresuar se në një të ardhme të afërt do të kemi zhvillim më të hovshëm ekonomik”, ka thënë Januzi.
Ideja e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik është që nga ndihma ekonomike pasive, siç janë trajnimet, informatat e panairet, të kalohet tek mbështetja ekonomike aktive, siç është ky projekt.
Shuma e përgjithshme e interesit bankar te ky projekt, që financohet nga Komuna e Gjilanit, është 150 mijë euro dhe ndahet në tre vjet. Komuna merr përsipër që në emër të interesit të kredisë, të paguajë nga 50 mijë euro për çdo vit. Komuna nuk merr përgjegjësi për riskun e kredisë. Kriteret e përzgjedhjes së bizneseve përfituese mbeten përgjegjësi e bankës përkatëse, por sipas listës së rekomanduar nga drejtoria për Zhvillim Ekonomik.
Bizneset mikro si dhe fermerët mund të përfitojnë kredi prej 5 mijë deri në 10 mijë euro, për një periudhë tre vjeçare ose edhe më të gjatë, varësisht nga banka dhe do të jenë të obliguar që ta kthejnë vetëm shumën bazë, pa normën e interesit.
Jehona Hyseni, kryesuese e KZHE, ka thënë se ky projekt i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik është një ndihmesë e madhe për bizneset lokale, të cilat duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t`u zhvilluar më tej.