Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Komuna organizoi trajnim për kultivuesit e mjedrës. - Bujqesia.eu

Komuna organizoi trajnim për kultivuesit e mjedrës.

0

mjedraaa

Investimi në bujqësi është njëri nga prioritetet e zhvillimit ekonomik të Komunës së Podujevës, prandaj qeveria komunale në Podujevë sivjet ka planifikuar të investojë 400 mijë euro në sektorin e bujqësisë përmes subvencionimit të fermerëve.
Në kuadër të realizimit të projekteve dhe planit zhvillimor në sektorin bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) në Komunën e Podujevës, në bashkëpunim me USAID-in, ka organizuar një trajnim me fermerët kultivues të mjedrës.
Në trajnimin e mbajtur në sallën e Kuvendit të Komunës, drejtori komunal i DBPZHR, Vezir Januzi, i informoi fermerët për investimet që do të bëjë Komuna me subvencionimin e kultivuesve të mjedrës.
“Komuna e Podujevës është e para në Kosovë në kultivimin e mjedrës. Aktualisht kemi të mbjella mbi 34 hektarë me mjedër, ose 30 % e tërë sipërfaqes së mbjellë me këtë kulturë në Kosovë”, tha Januzi.
Drejtori Januzi tha se Komuna sivjet ka ndarë 100 mijë euro dhe do të subvencionojë 20 fermerë me fidanë mjedre, për mbjelljen e nga një hektari me këtë bimë, kultivimi i së cilës është treguar i suksesshëm.
Ndërsa përgjegjësi i projektit NOA të USAID-it, Fatmir Selimi, e ka vlerësuar lartë interesimin e fermerëve llapjanë për kultivimin e mjedrës.
Ai tha se USAID deri tash ka ndihmuar në kultivimin e kësaj bime duke dhuruar fidanë të mjedrës për fermerë llapjanë, ndërsa ka përgëzuar Komunën e Podujevës, e cila sivjet ka ndarë 100 mijë euro për subvencionimin e kultivuesve të mjedrës.
Në trajnimin e organizuar sot, eksperti nga projekti NOA të USAID-it, Kujtim Lepaja i ka njoftuar fermerët për mënyrën dhe kushtet e kultivimit të mjedrës në mënyrë që të arrijnë prodhimtari sa më të lartë.