Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Konfiskohen 100 kilogramë mish me afat të skaduar. - Bujqesia.eu

Konfiskohen 100 kilogramë mish me afat të skaduar.

0

Në prag të festave të fundvitit, kur konsumimi i mallrave ushqimor rritet në mënyrë të theksuar, mund të ketë tentime që të tregtohen mallra me afat të skaduar të përdorimit, andaj inspektorët komunalë të Gjakovës e kanë intensifikuar angazhimin e tyre.

mishi

Kështu, gjatë fundjavës është ndërmarrë një aksion për kontrollimin e marketeve të vogla dhe të mëdha. Në kuadër të këtij aksioni, inspektorët e veterinarisë dhe ata sanitarë kanë konfiskuar 100 kilogramë mish me afat të skaduar të përdorimit.

Bëhet fjalë për 30 kg të mishit të gjedhit, 40 kg kofsha dhe 30 kg pula të ngrira, me ç’rast është bërë edhe denoncim ndaj pronarëve të këtyre marketeve.

“Kontrollimet tona, në gjithë territorin e komunës së Gjakovës, do të vazhdojnë me ritëm të shpejtuar. Këto kontrollime nuk do të bëhen vetëm në qytet, por edhe në të gjitha zonat rurale, aty ku tregtohen mallra ushqimor”, ka paralajmëruar Mentor Sylmeta, drejtor komunal i Inspektoratit në Gjakovë.