Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Konsumimi i një litre Kokakolë në ditë mund të reduktojë fertilitetin tek meshkujt . - Bujqesia.eu

Konsumimi i një litre Kokakolë në ditë mund të reduktojë fertilitetin tek meshkujt .

0

coca cola

Meshkujt që pijnë rreth një litër ose më shumë Koka-Kolë çdo ditë mund t’i shkaktojnë dëm spermës së tyre, pohon një studim.

Mesatarisht sperma e meshkujve të cilët konsumojnë koka-kollë llogaritet të ishte 30 për qind më e vogël se e atyre që nuk e konsumojnë atë sipas studimit në fjalë.

Ndërsa shumica e llogaritjes së spermës ende do të konsideroheshin normale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, burrat me spermë më pak në përgjithësi kanë një rrezik më të lartë për të qenë jopjellor.

Lidhja nuk ka gjasa të jetë për shkak të kafeinës, thonë hulumtuesit,, për shkak se kafeja nuk e ka efektin e njëjtë, edhe pse përmbajtja e saj në kaffeinë është më e lartë.
Në vend të kësaj, përbërës të tjerë në pije apo mënyra e jetesës jo të shëndetshme mund të jenë të përfshira.
“Është e rëndësishme të theksohet se njerëzit që pinin shumë Koka Kolë ishin gjithashtu të ndryshëm në shumë mënyra të tjera,” tha Dr Tina Kold Jensen në Spitalin Universitar të Kopenhagës në Danimarkë.

Më shumë se 2.500 të rinj janë përfshirë në studimin e tyre. Ata që nuk e pinin Kokakolën kishin pasur cilësi më të mirë spermës dhe ishin të prirur që të kenë një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Përmbajtja e lartë kafeinës në pijet e lehta mund të mos jetë përgjegjëse për efektin ashtu si studimet e mëparshme nuk arritën të tregojë një llidhje të tillë në mes të konsumit të të rëndë të kafeinës dhe një rënie në cilësinë e spermës, raportoi një studim tjetër i ‘American Journal of Epidemiology’.