Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kosova dhe Belgjika të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë - Bujqesia.eu

Kosova dhe Belgjika të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

0

21_10_2015_8129203_21_10_2015_1

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi ka pritur në një takim pune shefin e Zyrës Belge Jean François Brakman,  atasheun komercial të Belgjikës për Kosovën Genevieve Wazel dhe përfaqësues të kompanisë Belge “Euroconsltants”, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet e MBPZhR-së për avancimin e mëtejmë të këtij sektori.

Po ashtu, zëvendësministri Januzi, falënderoi të pranishmit për mbështetjen që Belgjika ka dhënë për Kosovën në fusha të ndryshme e sidomos për bujqësinë, gjë që sipas tij është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Me këtë rast, ai shprehu gatishmërinë  e tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve, me qellim të avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Në anën tjetër, edhe shefi i Zyrës Belge Jean Francois Brakman, shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e  mbështetjes së sektorit agrorural në Kosovë dhe veçmas në këtë rast në aspektin e konsullencës.