Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kosova dhe Kroacia me marrëveshje në sektorin e vreshtarisë. - Bujqesia.eu

Kosova dhe Kroacia me marrëveshje në sektorin e vreshtarisë.

0

vre

Eksperienca e Kroacisë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kadastrit të vreshtave dhe kontrollit të kualitetit të verës është e domosdoshme për Kosovën. Për shkëmbimin e kësaj përvoje dhe intensifikimin e bashkëpunimit në këtë drejtim, sot në Institutin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë të MBPZhR-së me Institutin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë së Kroacisë.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, po krijohen mundësitë edhe për ndërlidhjen e sistemeve ekzistuese dhe krijimin e një platforme të përbashkët për përdorimin e GIS në bujqësi, kontrollin e produkteve bujqësore, sigurinë e konsumatorëve dhe sistemin e subvencionimit.

Me këtë rast, drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në kuadër të MBPZhR-së, Bekim Hoxha, ka thënë se me këtë marrëveshje parashihet edhe shtimi i mundësisë së bashkëpunimit si dhe përgatitja e programeve të përbashkëta për fondet dhe projektet nga Bashkimi Evropian, e po ashtu edhe këmbimi i ekspertëve dhe shkëmbimi i përvojave në krijimin e praktikave më të mira në lidhje me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kadastrit të vreshtave dhe kontrollit të kualitetit të verës. “Ministria e Bujqësisë, këtë vit për herë të parë sivjet e ka lansuar Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë dhe Kontrollit të verës, në të cilin vreshtarët dhe kompanitë prodhuese të verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi e vera janë të obliguar të bëjnë deklarimin përfundimtar të rendimentit të rrushit të vjelur. Në këtë drejtim eksperienca dhe përvoja e Kroacisë është e domosdoshme për Kosovën dhe kjo marrëveshje mundëson intensifikimin e bashkëpunimit për marrjen e praktikave më të mira në këtë drejtim”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, Ivana Petric, nga Instituti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Kroaci, ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ju ndihmojë të dyja shteteve shkëmbimin e përvojave në sistemin e vreshtarisë dhe verëtarisë.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, këtë vit për herë të parë e ka lansuar Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë dhe Kontrollit të verës, në të cilin vreshtarët dhe kompanitë prodhuese të verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi e vera janë të obliguar të bëjnë deklarimin përfundimtar të rendimentit të rrushit të vjelur. Ky deklarim i vjeljes së rrushit bëhet në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari në Rahovec, nga 7 shtatori i këtij viti, deri më 10 dhjetor po të këtij viti. /KI/