Kosova me pavijon në Ekspozitën e Hortikulturës në Turqi

0

Kosova do të ketë pavijonin e vet në Ekspozitën e Hortikulturës EXPO2016 që fillon nga nesër në Antali të Turqisë. Aty do të marrin pjesë mbi 40 shtete. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për 6 muaj gjatë këtij viti ku edhe do të promovohet përmes formave të ndryshme secili shtet.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës, si dhe të pavijonit të Kosovës.

Sipas njw njoftimi, ty do të marrin pjesë edhe ministra e përfaqësues shtetesh që marrin pjesë në ekspozitë. Hapja qendrore do të bëhet nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Sipas organizatorëve, afër 8 milionë njerëz do ta vizitojnë ekspozitën gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojë e hapur.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që bujqësia e Kosovës apo nënsektorë të saj promovohen në panaire të mëdha botërore. Në janar të këtij viti Kosova prezantoi prodhimet e veta në panairin Green Week në Gjermani.