Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kosova nis mbjelljen e shpargut - Bujqesia.eu

Kosova nis mbjelljen e shpargut

0

Shpargu 1

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në sferën e bujqësisë. Ambasada Amerikane përmes programit NOA dhe në partneritet me USAID-in dhe Ministrinë e Bujqësisë kanë prezantuar kultivimin e produktit të ri bujqësor, shpargut (asparagus).

Kështu u bë e ditur në promovimin e këtij produkti sot në sheshin “Nëna Terezë” në të cilin morën pjesë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë Tracey Ann Jacobson, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe përfaqësues të USAID-it.

Për të demonstruar edhe përdorimin e shpargut në kuzhinë, para të pranishmëve ka përgatitur një pjatë një nga kuzhinierët me të mirë në Amerikë, Kevin Sbraga i cili po qëndron në Kosovë si pjesë e një projekti të ambasadës amerikane për diplomaci kulinare.

“E dini që ne kemi sjellë vizitorë të ndryshëm si në kulturë dhe sport por kjo është hera e parë që kemi sjellë këtë lloj të bujqësisë”, tha ambasadorja Jacobson, teksa shtoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në kultivimin e këtij produkti.

“Para tri viteve kur kam ardhur këtu, nëse dikush ka dashur të merr shpargull atëherë është dashur që ta importojë nga jashtë, ka qenë shumë i shtrenjtë dhe nuk ka pasur shije shumë të mirë. Tani në bashkëpunim ndërmjet USAID-it dhe Ministrisë së Bujqësisë kemi shpargull i cili mbillet këtu në vend është tepër i shijshëm dhe në të njëjtën kohë i ofron mbështetje fermerëve vendorë. Ky është vetëm njëri prej projekteve të shumta në të cilin kemi punuar, ne kemi ndihmuar fermerët që të mbjellin rrush, dredhëza, shafran apo bimë medicinale sepse dëshirojmë avancime në këtë fushë.” deklaroi Jacobson.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi falënderoi Ambasadën Amerikane për kontributin e tyre në kultivimin e këtij produkti të ri i cili nuk ka pasur traditë në të kaluarën dhe sjelljen në Kosovë të njërit prej kuzhinierëve më të njohur Kevin Sbragës.

Sipas tij rol të rëndësishëm ka luajtur edhe USAID-i në bashkëpunim me programin NOA të Ambasadës Amerikane.

Krasniqi tha se në Kosovë janë mbjellë 11 hektarë me shpargull dhe në vitin e ardhshëm apo pas dy viteve edhe 16 hektarë do ta japin produktin e tyre, i cili do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, rritjen e prodhimtarisë vendore dhe zvogëlimin e importit.

Ministria e Bujqësisë ka bashkëpunuar në vazhdimësi me USAID në projekte të ndryshme, siç ka qenë projekti Mundësitë e Reja në Bujqësi, ndërkaq tani pritet të lansohet projekti i ri, AGRO, me një fond prej rreth 12 milionë dollarëve.