Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kosova pa sistem të mbrojtjes nga breshëri - Bujqesia.eu

Kosova pa sistem të mbrojtjes nga breshëri

0

bresheri

 

Ekspertët e kësaj fushe thonë se para luftës ka pasur sistem për mbrojtjen kundër breshërit, por pas luftës nuk janë lejuar nga KFOR-i, meqë kjo forcë e menaxhon hapësirën ajrore.
Kosova vazhdon të mbetet pa sistem të mbrojtjes nga breshëri. Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thonë, se një sistem i tillë ende nuk është në plan. Sido që të jetë, fermerët kosovarë i vuajnë pasojat e dëmtimit të kulturave të tyre bujqësore, siç ka ndodhur edhe në kohët e fundit në disa komuna të Kosovës.
Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, thotë se në të kaluarën Kosova ka pasur sistem të mbrojtjes dhe ai ka qenë radar i luftës së Koresë, i cili ka qenë efikas 20 kilometra e më vonë janë blerë radarë ’34A Mitchubishi’, të cilët kanë qenë efikas në 500 kilometra vijë ajrore dhe të vërejtur efikas në 300 kilometra dhe kanë përfshirë komplet Gadishullin Ballkanik, me 110 pika për lëshimin e raketave për shpërndarjen e reve, shkruan Kosova Sot.
“Bujku kosovar i ka paguar atëbotë 0.65 marka gjermane që ka shkuar në fondin e mbrojtjes së kulturave bujqësore e më vonë në fondin e ish-Krahinës së atëhershme. Gjatë luftës së fundit është djegur qendra në Koliq, që është 1013 metra mbi nivelin e detit, dhe tjetra në Budisalc, në rrafshin e Dukagjinit, e ku radar e ka përcjell 24 orë kupën qiellore të Kosovës dhe dëmet kanë qenë të vogla”, thotë ai.
Tahirsylaj thotë, se pas luftës së fundit ai si drejtor i Institutit Hidrometeorologjik i ka bërë katër projekte për funksionimin e mbrojtjes dhe një gjë e tillë nuk është lejuar nga KFOR-i.
“Në vitin 2010 këto pengesa janë hequr dhe nuk ka pasur përkrahje nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Bujqësisë. Disa rrjete që përdoren me qëllim të mbrojtjes së kulturave bujqësore nuk janë efikase. Kosova duhet të ketë radar për mbrojtje, se dihet se është zonë me shkarkime reshjesh dhe sipas të dhënave që kam të reshura breshëri do të kemi edhe në ditët në vijim”, është shprehur ai. Shton se krejt sistemi për mbrojtje kushton rreth 3 milionë euro.
Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Adil Behramaj, thotë se një projekt i tillë nuk është në plan njëherë, meqë sipas tij ende ekzistojnë kufizimet nga KFOR-i.
“Sistemi është i shkatërruar, por pikat të cilat kanë qenë funksionale në vitet 80-90 mund të funksionalizohen shumë shpejtë, mirë kur kemi diskutuar për një projekt të mundshëm për ta funksionalizuar sistemin kundër breshrit, KFOR-i nuk ka lejuar, sepse ende e menaxhon hapësirën ajrore. Si rrjedhojë, në kuadër të investimeve tona përmes granteve, ne fermerët i përkrahim edhe në sisteme kundër breshrit, përmes rrjetave mbrojtëse në veprimtaritë e tyre. Meqë kemi kufizime nga KFOR-i një projekt i tillë nuk është në plan njëherë”, thotë Behramaj.
Share !