Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Krasitja e hardhisë - Bujqesia.eu

Krasitja e hardhisë

0

krastitja

Krasitja e hardhisë është një ndërhyrje kirurgjikale te bimët dhe është një proces i aplikuar prej shumë kohësh. Krasitja ka pësuar ndryshime të vazhdueshme dhe vazhdon akoma të përsoset. Me qellim që fermeri të ketë njohuri teoriko-praktike sa më të sakta, është e domosdoshme që ai të mbajë kontakte të vazhdueshme jo vetem me literaturen bashkekohore, por edhe me specialistët e kualifikuar të kësaj fushe.

QELLIMET E KRASITJES

Me ane te krasitjes se hardhise synohet te arrihen keto qellime:

Te siguroje nje rritje dhe nje zhvillim sa me normal te bimeve, si dhe nje prodhueshmeri sasiore, cilesore dhe konstante te tyre.

Te formoje cungun si baze e formimit te elementeve te tjere te prodhimit.

Te favorizoje lehtesimin e zbatimit te kompleksit agroteknik ne pergjithesi dhe atij te mekanizimit ne veçanti.

Te menjanoje mplakjen e parakohshme te bimeve.

Te mbahet bima ne kuroren dhe ne formen e deshiruar.

Format e krasitjes

Ne vreshtari dallohen tre sisteme krasitjeje.

  1. Krasitje te shkurtera.
  2. Krasitje te gjata.
  3. Krasitje te perziera.

Sistemi i krastitjes se shkurter

krasitja1

Krasitjet e shkurtera jane dy llojesh; I) Kupore dhe, II)Me kordon me çepa. Forma kupore aplikohet me nje cung ne lartesine 30-40 cm nga toka, ku lihen 3-4 krahe dhe ne sejcilen prej tyre lihen dy sytha. Forma e shkurter e krasitjes e cila konsiston ne lenjen e kordonave me çepa, zakonisht ato jane horizontale, me nje ose me dy krahe. Lartesia e cungut nga toka, zakonisht eshte 60 cm dhe ne ato me kushte te mira zhvillimi, lartesia mund te shkoje deri ne 1-1,2 m. Zakonisht ne nje kordon lihen 6-10 çepa me nga dy sytha.

krasitja2

Sistemi i krastitjes se gjate

Ne kete sistem mungojne çepat dhe ne vend te tyre jane vetem shermendat e prodhimit. Çepat sherbejne si per prodhimin e vitit ne vazhdim, ashtu edhe per zevendesimin e shamentave per vitin e ardhshem. Format me tipike te kesaj krasitjeje jane: 1 – Kordoni Sylvoz, 2 – Kordoni Kazarsa. Kjo forme mund te jete: I) I njeanshem, me nje kordon e cila formohet ne lartesine 1-1,3 m nga siperfaqja e tokes, II) I perbere me 6 – 7 sharmenda prodhimi, qe te gjitha lidhen ne telin poshte kordonit, i cili eshte i vendosur 50-60 cm nen telin kryesor.

krasitja3

Sylvoz

Forma e Kordonit Kazarsa, eshte nje modifikim i Kordonit Sylvoz. Kjo forme ngrihet ne lartesi 1,4-1,6 m mbi siperfaqen e tokes dhe nen telin ku eshte shtrire kordoni shumevjeçar. Per te formuar kete tip krasitjeje, bimet duhet te mbillen ne largesine 3,5-4 m bima nga bima dhe 3-4 m rreshti. Ne cdo grope duhet te mbillen nga dy bime dhe ne mes tyre vendoset shtylla mbeshtetese.

krasitja4

Gyjot

Sistemi i krastitjes se perzier

Quhet sistem i perzier sepse ne elementet e prodhimit bejne pjese si çepat (forma e shkurter), ashtu edhe sharmendat (forma e gjate). Ne sistemin e krasitjes se perzier kemi keto forma kryesore: I) Gyjot; II) Dopio Gyjot; III) Kaznaz; IV) Azoz dhe V) Mozer.  Ne te gjitha format e krasitjes se perzier, çepat lihen me nga dy sytha, ndersa shermendat me nga 6-12 sytha. Ngarkesa me sytha behet duke patur parasysh cilesite variatore, tipin e tokes, agrotekniken e perdorur, drejtimin e prodhimit, etj.

Rendesi ne krasitje kane cilesia e mjeteve te krasitjes si gersheret dhe sharrat, te cilat duhet te jene te rregullta dhe te mprehura mire, me qellim qe ne bime te shkaktojne sa me pak plage. Si periudhe me e pershtatshme per krasitje, eshte 15 Janari deri me 1 Mars. Duhet patur parasysh qe krasitja e vreshtit te mos behet ne dite me ngrica dhe me shira. Proçesi me i rendesishem i punimeve nga ku varet fati i prodhimit dhe i jetegjatesise se vreshtit eshte krasitja. Prandaj ne krasitje duhet te punojne vetem punetore te specializuar mire ne kete drejtim.