Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Krasitja e Pjeshkëve - Bujqesia.eu

Krasitja e Pjeshkëve

0

krastija e pjeshkeveKrasitja është masë teknike që zbatohet që nga koha kur ekziston pjeshka si kulturë bimore.
Krasitja ka për qëllim rregullimin e zhvillimit vegjetativ dhe riprodhues të pemës, ngritjen e përshtatshme të formës së kurorës së pemës dhe sigurimin e të pjellorisë së rregullt dhe të cilësisë së lartë të fryteve të saj. Duke krasitur pjeshkën ne sigurojmë dritë më të madhe të drejtpërdrejtë të sipërfaqeve të gjetheve dhe me këtë efikasitet më të madh të fotosintezës. Sigurohet edhe këmbim më i mirë i substancave dhe energjisë midis masës gjethore dhe rrënjës, dhe me këtë krijohet parakushti bazik për rendiment të lartë.

Sipas moshës së pjeshkës, ndryshon krasitja e pjeshkave të reja nga krasitja e pjeshkave që japin fryt. Krasitja e pemëve të reja bëhet me qëllim që të formohet forma e kultivimit, kurse krasitja e pemëve që japin rendimente bëhet në kohën e fekondimit për të rregulluar të rritjes vegjetative dhe të pjellorisë. Pasi që pjeshka herët jep fryt, krasitja bëhet në fazën e formimit të formës së kurorës së pemës.

Sipas kohës kur bëhet krasitja, kemi krasitje të dimrit (krasitja në të thatë) dhe krasitja gjatë verës (krasitja në të gjelbër). Krasitja në të thatë bëhet në kohën e pushimit, kurse krasitja në verë bëhet në kohën e vegjetacionit.

Krasitja gjatë dimrit e pjeshkës bëhet që nga rënia e gjetheve dhe deri tek fillimi i vegjetacionit në pranverë. Duhet pasur kujdes që krasitja të mos bëhet kur temperatura është nën zero. Se kur do të fillojë krasitja shpesh varet nga madhësia e pemishtes, përkatësisht nga fuqia punëtore që posedojmë. Tek pemishtet e mëdha krasitja fillon menjëherë pas rënies së gjetheve, pa marrë parasysh se a është fjala për viset kontinentale apo bregdetare.

Tek pemishtet e vogla krasitja fillon më së shpeshti në fund të muajit janar ose në fillim të shkurtit. Në viset ku acaret e pranverës janë të shpeshta, krasitja bëhet pas fillimit të vegjetacionit, kur dëmet në sytha mund të vërehen. Me këtë rast kemi mundësi më të madhe të zgjedhim sythat e shëndoshë. Në viset e ftohta preferohet krasitje më e vonshme (kah fundi i pushimit të vegjetacionit).

Tek kërcelli i krasitur me herët, vegjetacioni fillon më herët sesa të ato të pa krasitura dhe zgjatë më shumë, si pasojë e vegjetacionit të bujshëm. Dihet se sythat në kërcejt e bujshëm formohen më vonë sesa tek kërcelli me vegjetacion të dobët. Tek pjeshka dallohen disa lloje sytha të plleshëm dhe jo të plleshëm.

Përfundojnë me sythin e gjethit, nga i cili anash janë të vendosur në grup sythat e lules. Ky filiz zakonisht është i gjatë 2-5 cm, me sythe anësore të luleve prej 3-5 cm. Nuk ka ndonjë rëndësi për pjellorinë e pjeshkës nëse janë zhvilluar mjaft filiza të pjellorisë (të përzier). Në tufëzën e majit formohen pak gjethe, prandaj frytet në to mbesin të imët. Filizat e shkurtër të pëlleshëm janë filiza të hollë të gjatë deri në 15 cm. Sythi kryesor gjithmonë është i drurit, kurse anash janë të vendosur sythat e luleve.

Filizi i përzier i pjellorisë është i gjatë 20 -70 cm dhe më i gjatë, varësisht nga vegjetacioni, mosha dhe lloji. Ky është filiz i gjatë i pjellorisë. Filizi i përzier i pjellorisë është i rëndësishëm për pjellorinë e pjeshkës, në të cilin janë të zhvilluar mirë sythat e luleve dhe të gjetheve, nga të cilët zhvillohen fytet më të mëdha dhe më cilësore dhe filizat e ri. Në maje të filizit gjendet sythi i drurit. Filizat veror ose të më hershëm zhvillohen nga sythat e lastarit të formuar në periudhën njëjtë vegjetative. Këta filiza zhvillohen tek pemët e reja. Sipas rregullit nuk janë të pëlleshme, por nëse paraqiten më herët në viset me vegjetacion të gjatë, mund të formohen sythat e luleve, prandaj këta filizë mund të jenë të pëlleshëm. Fiskat janë filizë të gjatë dhe të fuqishëm që rriten vertikalisht që zhvillohen nga sythat adventiv ose latent të degëve të vjetra por edhe atyre të reja, në vendet e qarkullimit të madh të ushqimit dhe në afërsi të prerjes ose lëndimit. Këto fiske janë të papëlleshëm, të cilat me krasitje i eliminojmë ose i përdorim për formimin e kurorës së pemës.