Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Krasniqi kërkoi nga drejtuesit e Izmirit mbeshtetje për prodhuesit kosovarë - Bujqesia.eu

Krasniqi kërkoi nga drejtuesit e Izmirit mbeshtetje për prodhuesit kosovarë

0

memli

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot drejtuesit e qytetit të Izmirit, kryetarin si dhe prefektin. Po ashtu gjatë ditës ai është takuar edhe me shoqata të qytetarëve nga Kosova dhe Ballkani.

Edhe në takime me drejtuesit e Izmirit takime, ministri Krasniqi foli për nevojen që të ketë bashkëpunim edhe më të madh ekonomik mes dy vendeve, e në vecanti të punohet në lidhjen e bashkëpunimit ekonomik mes afaristëve nga Izmiri dh atyre nga Kosova. Në takim me kryetarin e qytetit të Izmirit, Aziz Kocaoglu, ministri Krasniqi njoftoi me zhvillimin ekonomik në vend dhe mbehstetjen që qeveria po jep ndaj prodhuesve dhe afaristëve tjerë. Ai deklaroi se ka një rritje të prodhimit në vend, por theksoi nevojën që ky prodhim të gjejë mundesi më të mëdha eksporti në Turqi, por edhe vende tjera.

Ministri Krasniqi shtoi se Izmiri është një qytet shembull për nga zhvillimi dhe popullësia, pasi këtu jetojnë shumë qytetarë me prejardhje nga Kosova dhe vende tjera të Ballkanit. Në këtë drejtim ai falenderoi kryetarin Kocaoglu për kujdesin ndaj tyre në ruajtjen e vlerave tradicionale që ata i kanë.

Duke vlerësuar Panairin Ndërkombetar të Izmirit, ministri Krasniqi tha se Kosova do të punojë që vitin e ardhshëm të hap pavijonin e vet dhe të prezantojë bizneset dhe turizmin e vendit.

Nga ana e tij, kryetari i Izmirit e njoftoi ministrin për zhvillimin e qytetit dhe interesimin që të ketë bashkëpunim me Kosovën. Ai tha se janë të gatshëm të ndihmojnë në krijimin e një lidhje me të fortë mes afaristëve të te dy vendeve. Aziz Kocaoglu dekalroi se ka shumë shqiptarë nga Kosova që jetojnë në Izmir dhe që janë mjaftë të suksesshëm. Ministri Krasniqi dhe kryetari u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm që në të ardhmen e afert të organizojnë takime të afaristëve dhe bisedojnë për projekte të tjera konkrete.

Edhe në takim me prefektin e Izmirit, Mustafa Toprak u bisedua për mundesitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Ministri Krasniqi tha se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes dy vendeve do të hapë një etapë të re të raporteve miqësore mes dy vendeve, dhe do të jetë mbi të gjitha një hap i rëndësishëm për Kosovën në aspektin e zhvillimit ekonomik. Ai e falenderoi prefektin për kujdesin që tregojnë si shtet ndaj qytetarëve me prejardhje nga Kosova dhe shtoi se shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një mundësi e mirë që të shtohen rrugët e komunikimit dhe bashkëpunimit.

Prefekti Toprak nga ana e tij tha se do të punojë që të ketë më shumë bashkëpunim mes afarsitëve nga Izmiri dhe Kosova. Ai vlerësoi se ka ende shumë sektorë ku mund të shtohet bashkëpunimi dhe që të ketë përfitime për ekonominë e të dy vendve.

Gjatë ditës ministri Krasniqi ka takuar në një drekë pune edhe drejtuesit e Shoqataës Kosovë – Ballkan në Izmir që mbledh rreth vetës qytetarë e afaristë me prejardhje nga Kosova, si dhe drejtuesit e Federates së Shoqatave të Ballkanit. Ministri i përgezoi ata për punën në ruajtjen e identitit, traditës dhe lidhjes me Kosvën. Ai kërkoi nga ta që të shtojnë përkushtimin në krijimin e mundesive më të mëdha për bashkëpunim mes afaristëve nga Kosva dhe Izmiri.