Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Krasniqi kërkon në Slloveni rritje të bashkëpunimit mes agrobizneseve kosovare dhe sllovene - Bujqesia.eu

Krasniqi kërkon në Slloveni rritje të bashkëpunimit mes agrobizneseve kosovare dhe sllovene

0

unnamed

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot në Ptuj të Sllovenisë homologun e tij slloven, Dejan Židan. Ministri Krasniqi ka marrë pjesë edhe në konferencën “Si të mbahet bujqësia në Evropë e liruar nga Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ)”, në të cilën kanë qenë të pranishëm edhe ministra, zv.ministra të Bujqësisë nga vende të ndryshme të Evropës si dhe zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian për sektorin e bujqësisë.

Në takim me ministrin slloven të bujqësisë, u biseda për mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e politikave bujqësore. Ministri Krasniqi prezantoi para homologut slloven të arriturat në bujqësi në Kosovë si dhe sfidat për të ardhmen. Ai theksoi se Qeveria e Kosovës e ka në prioritet zhvillimin e këtij sektori, si një potencial për zhvillim ekonomik dhe punësim.

Ministri tha se po punohet në sfidat strukturore për bujqësinë në Kosovë siç janë ujitja, konsolidimi i tokave dhe zhvillimi i infrastrukturës rurale. Ai theksoi se Sllovenia është një partner shumë i mirë ekonomik dhe politik i Kosovës dhe falënderoi ministrin Zidan për përkrahjen që shteti i tij i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Nga ana e tij, ministri slloven, Dejan Židan informoi ministrin Krasniqi për politikat bujqësore në slloveni. Ai vlerësoi të arriturat që ka shënuar Kosova në këtë sektor dhe çmoi faktin që po i jepet gjithherë një rëndësi më e madhe. Židan shfaqi gatishmërinë e qeverisë së tij që të mbështesë Kosovën në avancimin e politikave bujqësore.

Të dy ministrat u pajtuan që të realizojnë vizita të ndërsjella dhe të ketë komunikim të vazhdueshëm, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe në hapjen e rrugëve për bashkëpunim mes agrobizneseve kosovare dhe atyre sllovene.

Ndërkaq në konferencën e mbajtur rreth OMGJ-ve, ministri Krasniqi ka mbajtur një fjalë rasti dhe ka prezantuar qëndrimet e Kosovës rreth kësaj. Ai deklaroi se Kosova po e harton një projektligj rreth OMGJ-ve, por do të presë që atë ta miratojë pasi të jenë finalizuar direktivat e fundit të Bashkimit Evropian, por edhe të ndjekë praktikat më të mira evropiane për këtë.

Përveç këtyre, ministri Krasniqi ka takuar edhe zyrtarë të bujqësisë nga shtete të tjera të Evropës, dhe të Komisionit Evropian, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në bujqësi.