Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Krasniqi premton edhe më shumë përkrahje për fermerët vushtrrias. - Bujqesia.eu

Krasniqi premton edhe më shumë përkrahje për fermerët vushtrrias.

0

Krasniqiii

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti në një takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë, si dhe për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015.

Me këtë rast, ai e njoftoi kryetarin më hollësisht lidhur me masat të cilat parashihen në këtë program, e në kuadër të cilave ai tha se do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilët kanë traditë në kultivimin e perimeve, në veçanti patateve.
Në këtë drejtim, ministri e njoftoi kryetarin se edhe sivjet do të ketë subvencionim për perime në fushë të hapur, por edhe në sektorë të tjerë që më herët nuk kanë qenë në kuadër të masave të aplikuara.
Gjithashtu ministri Krasniqi theksoi se sektori i perimtarisë, krahas granteve do të përkrahet edhe përmes subvencioneve. Ai tha se programi përmban masa që në përgjithësi stimulojnë një zhvillim më të madh rural, si dhe në përmirësimin dhe ngritjen e sistemeve të ujitjes.

Nga ana e tij, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku e uroi ministrin për detyrën dhe e falënderoi për gatishmërinë për avancim të projekteve në këtë sektor. Mulaku e njoftoi ministrin për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë, dhe shprehi gatishmërinë e kësaj komune për t’i mbështetur edhe më tej fermerët në zhvillimin e mëtejmë të sektorit.