Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Krasniqi: Qeveria në të ardhmen do të shqyrtojë mundësinë e subvencionimit. - Bujqesia.eu

Krasniqi: Qeveria në të ardhmen do të shqyrtojë mundësinë e subvencionimit.

0

ministriii

Në këtë kontekst ai tha se Qeveria në të ardhmen do të shqyrtojë mundësinë e subvencionimit të pjesshëm të kamatave nga portofoli kreditor që i dedikohet bujqësisë, duke u bazuar në shembujt më të mirë që mundësojnë rritjen e investimit në bujqësi dhe zhvillim rural.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot drejtuesit e Shoqatës se Institucioneve Mikrofinanciare në Kosovë. Në këtë takim, ministri Krasniqi i ka njoftuar ata me përkrahjen që MBPZHR-ja jep për fermerët e të gjitha sektorëve të bujqësisë. Ministri Krasniqi vlerësoi se një kontribut të veçantë në zhvillimin e bujqësisë mund të japin edhe institucionet kreditore, siç janë bankat dhe institucionet mikrofinanciare.

Në këtë kontekst ai tha se Qeveria në të ardhmen do të shqyrtojë mundësinë e subvencionimit të pjesshëm të kamatave nga portofoli kreditor që i dedikohet bujqësisë, duke u bazuar në shembujt më të mirë që mundësojnë rritjen e investimit në bujqësi dhe zhvillim rural.

Vahdet Anadolli, kryetar i kësaj shoqate foli për programet e tyre kreditore për bujqësinë dhe planet për të ardhmen. Ai në emër të shoqatës shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me MBPZHR-në dhe institucione të tjera në funksion të mbështetjes më të gjerë të fermerëve, veçanërisht të atyre që kanë vështirësi për t’u kredituar nga bankat komerciale.