Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Krasniqi takoi shefen e UNICEF-it, Laila Omar Gad - Bujqesia.eu

Krasniqi takoi shefen e UNICEF-it, Laila Omar Gad

0

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim lamtumirës me shefen e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar shefen e UNICEF-it në Kosovë për përkrahjen që e ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë. Ai e ka njoftuar atë lidhur me ecurinë e implementimit të ligjit për pasurimin e miellit si dhe furnizimin me acid folik dhe hekur për prodhuesit e miellit në Kosovë.

Ministri Krasniqi shprehu gatishmërinë  e tij për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me UNICEF-in, me qëllim të realizimit të projekteve të tjera të interesit të përbashkët.

Nga ana e saj, shefja e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, vlerësoi përkushtimin e ministrisë  për të avancuar zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të organizatës për të përkrahur edhe më tej MBPZHR-në.