Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kriza përfshin edhe vajin e ullirit në Greqi - Bujqesia.eu

Kriza përfshin edhe vajin e ullirit në Greqi

0

vaj_ulliri-1

Vaji i ullirit  është prodhuar qysh në kohën antike, por ky vaj është i popullarizuar edhe në ushqimin modern. Megjithatë, vaji i ullirit mund të jetë viktimë e krizës afatgjatë në Greqi.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomike dhe Zhvillim (OECD) në kuadër të këshillave Qeverisë së Greqisë sesi ta rrisë konkurrencën dhe ta nxjerrë vendin nga  recesioni në vitin 2014, thekson se Greqia  duhet të lejojë shitjen e vajit të ullirit, të përzier  me vajra të lira bimore, në mënyrë që çmimi i tij të jetë i volitshëm.

Greqia është vendi i tretë në botë për prodhimin e vajit të ulliri, si dhe konsumuesja më e madhe e  këtij vaji për kokë banori.

Megjithatë, fuqinë blerëse  në Greqi e ka ulë në mënyrë drastike  recesioni që zgjatë që nga viti 2008 si dhe mesat e rrebëta të kursimit  me  të cilat Athina  është pajtuar për të mundur të shfrytëzoj ndihmën ndërkombëtare financiare.

Kriza ekonomike ka shkatërruar më shumë se një të pestën e ekonomisë së Greqisë, kurse shkalla e punësimit ka rënë në 27 për qind. Natyrisht se edhe investimet në bujqësi janë kufizuar shumë dhe nëse investimet mungojnë, atëherë edhe prodhimtaria në sektorin e bujqësisë bie.

Edhe në fushën e kultivimit të ullinjve ka nevojë për investime, për mirëmbajtjen e ullinjve ekzistues dhe për hapjen e plantazheve të ullishteve të reja. Kjo përveç investimeve  të reja, kërkon edhe fuqi punëtore. Në anën tjetër,  recesioni  që po përjeton ekonomia greke, nuk mundëson rritjen e numrit të të punësuarve, kështu që për ullinjtë dhe për vajin e ullirit në Greqi nuk po vijnë aspak ditë të mira.