Krundet janë ilaçi më i mirë për tretje

0

Krundet e grurit janë ushqim i shijshëm dhe kualitativ. Janë të pasura me fibra, celulozë, hekur, fosfor, magnez dhe vitamina.

Përparësitë në ushqim

Krundet e grurit përmbajnë 43 deri 44 për qind të fibrave bimore, më së shumti celulozë. Fibrat dietale duhet të jenë pjesë përbërëse e ushqimit sepse dhurojnë efekte të dobishme për shëndetin, si:

  • Normalizojnë punën dhe shëndetin e zorrëve, janë të dobishme për lukth dhe të mira për tretje;
    • Ndihmojnë kundër kapsllëkut, përshpejtojnë metabolizmin;
    • Zvogëlojnë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak;
    • Janë të dobishme në luftën kundër urthit dhe kundër thartires- ;
    • Ofrojnë ngopje dhe janë të dobishme për humbje në peshë dhe mbajtjen e peshës aktuale.

Përparësitë shëndetësore

Ushqimi i pasur me krunde nga gruri është i pasur me fibra, ndihmon në luftimin e gurëve në lukth, shton ndjeshmërinë në insulinë dhe ulë nivelin e triglicerideve në gjak.