Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kryeministri Thaçi takon fermeret vushtrrias - Bujqesia.eu

Kryeministri Thaçi takon fermeret vushtrrias

0

komuna vushtrri Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka qëndruar në Vushtrri, ku i ka vizituar fermerët e këtij qyteti dhe ka marrë pjesë në një debat të organizuar me fermerë në Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).

I shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, si dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, kryeministri Thaçi, ka zgjedhur pikërisht Vushtrrinë, për të dhënë premtimin më të madh të këtij viti, duke u zotuar që në katër vitet e ardhshme do të investohen 500 milionë euro në bujqësi dhe do të krijohen 50 mijë vende të reja të punës. Në vendin ku tradicionalisht kultivohet patatja, Thaçi ka premtuar të subvencionoj për herë të parë edhe kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, duke treguar se Vushtrria ka resurse të mira bujqësore, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rriten investimet në bujqësi.

Edhe ministri Besim Beqaj dhe Blerand Stavileci kanë thenë se bujqësia do të jetë prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Pronari i kompanisë Pestova, Bedri Kasumi, e cila merret me kultivimin dhe përpunimin e patates, përveç heqjes së akcizës për naftë ka kërkuar që kultivimi i patates të subvencionohet, të krijohet një fond për sigurimin e patates dhe të zgjerohet sistemi i ujitjes së tokave.

Ndërkaq, Drejtori Ekzekutiv i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), Zenel Bunjaku, ka thënë se janë bërë investime të mira në bujqësi, por ai ka kërkuar që të punohet edhe në edukimin e fermerëve.