Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kujdes dendësisë gjatë mbjelljes së misrit - Bujqesia.eu

Kujdes dendësisë gjatë mbjelljes së misrit

0

misri 1

Prodhuesit e misrit në këtë pranverë duhet t’i kushtojnë kujdes dendësisë së mbjelljes dhe zgjedhjes së produkteve, sepse thatësirat e verës janë dukuri të rregullta në dhjetë vitet e fundit.

Lavërtarët që vitin e kaluar kishin mbjellë misër shumë të dendur, kishin probleme serioze dhe dështim të rendimenteve, prandaj duhet pasur këtë parasysh kur në prill fillon mbjellja e misrit.

Është e domosdoshme që të zgjidhet lloji i misrit që është tolerant ndaj thatësisë, kurse dendësinë e bimëve duhet harmonizuar me gjendjen e parcelës dhe me hibridin që mbillet.

Dendësia e mbjelljes duhet të jetë më e rrallë sesa në vitet tjera. Përkatësisht dendësia e bimëve duhet t’i përshtatet lagështisë së tokës si dhe kushteve aktuale meteorologjike dhe atyre që priten.

Deri atëherë, duhet që sa më mirë të përgatitet mekanizmi dhe të bëhet përgatitja para mbjelljes, tokës duhet shtuar  plehun mineral dhe nëse është e nevojshme, të pritet që temperatura e  shtresës mbjellëse të jetë  prej 10 deri 12 gradë C. /AgroPortal/