Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kujdes nga këto ushqime! - Bujqesia.eu

Kujdes nga këto ushqime!

0

ushqimet

Çdo vit, miliona njerëz pësojnë reaksione alergjike nga ushqimi. Edhe pse shumica e alergjive ushqimore shkaktojnë simptoma relativisht të buta, disa prej tyre mund të shkaktojnë reaksione të rënda, të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për jetën.

Alergjitë ushqimore shpeshhere nuk mund te shërohen. Shmangia e alergeneve ushqimore dhe diagnostifikimi i hershëm si dhe menaxhimi i reaksioneve alergjike ndaj ushqimit, janë masa të rëndësishme për të parandaluar pasojat e rënda shëndetësore.

Cilat janë Alergenet më mëdha ushqimore?

Edhe pse ka më shumë se 160 ushqime që mund të shkaktojnë reaksione alergjike tek personat alergjikë, zakonisht identifikohen tetë ushqimet alergjike më të zakonshme. Këto ushqime llogariten se shkaktojnë 90 % të reagimeve alergjike dhe janë burimet ushqimore nga të cilat derivojnë shumë përbërës.

Tetë ushqime të cilat identifikohen si alergjene janë:

  1. Qumështi
  2. Veza
  3. Peshku
  4. Butakët(p.sh. gaforret, karkalecat)
  5. Fruta të thata (p.sh., bajame, arra)
  6. Kikirikët
  7. Gruri
  8. Soja

Këto tetë ushqime, dhe çdo përbërës që përmban proteina që rrjedh nga një ose më shumë prej tyre, janë përcaktuar si “alergenet më të mëdha ushqimore”.

Alergjitë ushqimore: Si të veproni kur shfaqen simptomat?

Shfaqja e simptomave pasi konsumoni një ushqim mund të jetë shenjë e një alergjie ushqimore. Ushqimi apo ushqimet që shkaktojnë këto simptoma duhet të shmangen dhe duhet kontaktuar memjekun alergiolog për testimin dhe diagnozën e duhur.

  • Personat që preken nga një alergji ushqimore duhet të mësohen të lexojnë etiketat dhe të shmangin ushqimet të cilat rrezikojnë .Ata gjithashtu duhet të udhezohen, në rastin e konsumimit të një ushqimi alergjen, të njohin simptomat e hershme të një reaksioni alergjik, si dhe të edukohen siç duhet për të marrë masat për trajtimin e përshtatshëm.
  • Personat që kanë një alergji ushqimore të njohur dhe që fillojnë të përjetojnë simptomat ndërkohë ose pas konsumit të ushqimit, duhet të fillojnë trajtimin menjëherë, dhe të drejtohen në spitalin më të afërt.

Të vertetat e hidhura:

Alergjitë e rënda ushqimore mund të bëhen kërcënuese për jetën. Pas konsumit të një alergeni ushqimor një person që vuan nga alergjia ushqimore mund të përjetojë një reaksion të rëndë dhe të rrezikshëm për jetën të quajtur anaphylaxis.

Kjo mund të çojë në:

  • ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri
  • Ulje e madhe e presionit të gjakut deri në shok (“shoku anafilaktik”)
  • Asfiksi nga ënjtja e fytit

Administrimi i duhur e i menjëhershëm i medikamentit te epinefrinës gjatë simptomave të hershme të shokut anafilaktik mund të ndihmojënë parandalimin e pasojave serioze.

Njihuni me simptomat

Simptomat tipike të alergjive ushqimore shfaqen brenda disa minutave ose edhe deri në dy orë pasi një person ka konsumuar ushqimin prej të cilit ai është alergjik.

Reaksionet alergjike mund të përfshijnë:

  • Skuqje të lëkurë s
  • Ndjesi shpimi apo ndjesi mpirje në gojë
  • Enjtje të fytyrës, gjuhës dhe buzëve
  • Të vjella dhe / ose diarre
  • Dhimbje të barkut
  • Kollitje ose teshtitje
  • Marrje mendsh
  • Ënjtje e fytit dhe e kordave të zërit
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Humbje të vetëdijes

Paralajmërimi për alergjitë!!!

Simptomat e lehta mund të bëhen më të rënda. Fillimisht simptomat e lehta që shfaqen pas konsumit të një alergjeni të ushqimit nuk janë gjithmonë një tregues për një alergji të lehtë. Në fakt, në qoftë se nuk trajtohet menjëherë,këto simptoma mund të bëhen më serioze në një kohë shumë të shkurtër, dhe mund të çojnë në anaphylaxis – reaksion alergjik shumë serioz.