Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kujdesë kur ju nxehet traktori - Bujqesia.eu

Kujdesë kur ju nxehet traktori

0

1960s Ford 601 Workmaster

Kur konstatojmë në çfarëdo mënyre qoftë se motori është nxehur, duhet kërkuar shkakun. Së pari shikohet nëse në radiator ka ujë të mjaftueshëm dhe se kapaku ka qenë i mbyllur.

Sasia e pamjaftueshme e ujit dhe kapaku i pa mbyllur mirë, mund të shkaktojnë  nxehjen e motorit.  Nëse në radiator duhet  shpesh të hedhim ujë, duhet kërkuar shkakun pse humbet uji. Është e domosdoshme që të kontrollohet sistemi për ftohje mos po  rrjedh ujë nga gypat e pompës ose nga vetë blloku i motorit.

Me këtë rast, vetë përdoruesi mund të evitojë disa prishje: zëvendësimi i kapakut të radiatorit – ftohësit, nëse ai është i prishur, zëvendësimi i markuçit – gypit në sistemin e ftohjes, nëse e lëshojnë ujin. Traktoristi, pa praninë e personit profesionist, nuk mund ta lëshojë ujin nga pompa, ftohësi apo blloku i motorit.

Nëse të gjitha këto që u thanë janë në rregull, atëherë kontrollohet  rripi i dhëmbëzuar  që e vë në lëvizje pompën dhe dinamon, se a është mjaft i shtrënguar. Gjithashtu duhet kontrolluar edhe gjendjen e qelizave të  ftohësit  në aspektin e pastërtisë, sepse ato mund të mbushën me papastërti dhe me barë.

Në të vërtetë,  rripi i vjetruar i dhëmbëzuar dhe i shtrënguar jo sa duhet, mund të rrëshqas dhe në këtë mënyrë zvogëlohen rrotullimet e pompës dhe kështu kemi qarkullim të pamjaftueshëm të ujit dhe natyrisht ndodhë nxehja e motorit.

Kjo evitohet nëse e ndërrojmë rripin e dhëmbëzuar, ose edhe nëse shtrëngojmë rripin në fjalë. Shtrëngimi bëhet duke rrotulluar  bulonat në bartësin e dinamos, por nuk duhet shtrënguar shumë. Mbyllja e qelizave të ftohësit me papastërti dhe me copa bari shkakton  zvogëlimin e qarkullimit të ajrit dhe me këtë edhe ftohje e zvogëluar e ujit në ftohës, që mund të dukshëm mund të ndikojë në nxehjen  e tepërt të motorit.

Papastërtia evitohet duke e shpëlarë ftohësin – radiatorin me vrushkull uji nga pjesa e jashtme. Këtë mënyrë të pastrimit duhet përsëritur sa më shpesh si masë për mirëmbajtjen e traktorit.