Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 KULTIVIMI BUJQESOR I BIMES MELISA. - Bujqesia.eu

KULTIVIMI BUJQESOR I BIMES MELISA.

0

melisa plant

Klima – Sa i përket shtrirjes rritet në kushte jashtëzakonisht të ndryshme klimatike. Lartësitë e larta mbidetare nuk janë të favorshme për melisën. Më së miri ka sukses në rajonet ku reshjet janë deri në 600 mm. Ka sukses edhe ne vendet ku ajrimi është shumë i mirë.
Toka – I përshtaten shumë tokat e pëlleshme, të shkriftë, toka të pasura me humus dhe me lagështi mesatare. Nuk i përshtatet tokave të rënda dhe të lagështa.
Kultivimi
Qarkullimi bimor – Melisa si kulturë shumëvjeçare në vend të njëjtë mund të kultivohet pas 5-6 vite, për këtë shkak nuk futet në qarkullim klasik. Nuk ka kërkesa të veçanta për para kulturën por i përshtaten kulturat që janë plehëruar me pleh organik gjegjësisht pleh stalle.
Punimi themelor i tokës – Duhet një përkujdesje e veçantë jo vetëm sa i përket periudhës
kohore, thellësisë por edhe mënjanimit të barojave. Mënjanimi barojave është i rëndësisë së veçantë nëse merret parasysh se melisa është bimë shumëvjeçare. Lëvrimi thellë kryhet në vjeshtë, nëse mbjellja planifikohet të bëhet në pranverë atëherë hullitë duhet të lehen të hapura. Nëse mbjellja kryhet në vjeshtë menjëherë bëhet parapërgatitja e tokës për mbjelle.
Plehërimi – Melisa më së shumti i përshtatet nëse kultivohet pas ndonjë para kulture nëse ajo ka qenë mirë e plehëruar me pleh stalle.
Shumimi – Mund të shumohet në 2 mënyra: me copëza nga cungu dhe prodhimi fidanëve në lehë të ftohta, dhe pastaj vendosjen e fidanëve në vend të përhershëm. Në praktikë më së shumti i jepet përparësi mënyrës së dytë.
Lehët e ftohta përgatiten thjeshtë, dheu imtësohet mirë. Fara pastaj shpërndahet njëtrajtësisht ose në rende. Fara e mbjell mbulohet me një shtresë të dheut të përgatitur mirë (përafërsisht raporti dhe/pleh 50:50). Vazhdimisht duhet të ujitet derisa të nxënë. Mbirja pritet të ndodhë prej 15 – 20 ditë. Fidanët qëndrojnë në lehë prej 70-90 ditë. Në një m2 merren zakonisht 200-300 fidanë me lartësi prej 10-12 cm.
Mbjellja fidanëve në vend të përhershëm – Zakonisht mbjellja kryhet në vjeshtë ose pranverën e hershme. Mbjellët duhet të kryhet në distancë 60-70 cm në rend dhe 20-30 cm brenda rendit. Mbjelljet sikurse perimet tjera me dorë në sipërfaqe të vogël kurse më makinë për mbjelljen e fidanëve në sipërfaqe të mëdha. Kur mbjellët me dorë është mirë që të hapen hullime thellësi 6-8 cm. Fidanët shtrihen në njërën faqe të hullisë dhe pastaj me dheun që gjendet në anën e kundërt mirë mbulohet dhe forcohen me dhe.
Kujdesi
Gjatë kultivimit të melisës duhet ti kushtohet kujdes i veçantë sepse kualiteti i herbës varet nga këto masa agroteknike: mihjes, ushqimit, kultivimi ndërmjet rendeve, mënjanimit të barojave dhe ujitjes.
Kultivimi ndërmjet rendeve dhe mihja – Ky aktivitet kryhet si parim tek të gjitha kulturat që mbjellën në rende të gjëra. Zakonisht sipas shkallës së barojave, Melisa mihet 2 deri në 3 herë. Mihja e parë porsa të dallohen bimët në rendë, thyhet korja e dheut e vendosur, rritet ajrimi. Mihja dytë, 15-20 ditë pas mihjes së parë dhe mihja tretë sipas nevojës zakonisht para vjeljes. Kjo do të mundësonte që bimët e vjelur të mos mbajnë edhe baroja.
Punimi ndërmjet rendeve kryhet me makina. Dihet se bimët e rritura e zvogëlojnë hapësirën ndërmjet rendeve kështu që hapësira kapëse e makinave duhet të zvogëlohet, që bimët mos të dëmtohen.
Sëmundjet dhe dëmtuesit. Në vitet me lagështinë gjethet e melisës mund të zhvillohen sëmundje të shkaktuara nga kërpudhat (Septoria Melisa) që manifestohet me njolla të përhimëta në të errët në gjethe.
Vjelja – Melisa kositet 2 herë gjatë vitit dhe me aplikimin e plotë të masave agroteknike numri i kositjeve mund edhe të rritet. Duhet të kositet përafërsisht para se bima lulëzon, në mot të thatë dhe të bukur në lartësi 5-10 cm mbi tokë. Kositja më e ulët stimulon paraqitjen e një numrit më të madh të kërcejve.
Melisa mund të thahet në mënyrë natyrore nëse prodhohet në sasitë vogël, në garazhe, tavane, në vendet ku nuk e prekë shiu. D.m.th bimët nuk i nënshtrohen rrezatimit të drejtpërdrejtë rrezeve të diellit, kështu që ruhet kualiteti. Tharja mund të kryhet edhe në tharëse prej 2-3 orëve në temperaturë 55°C dhe pastaj zvogëlohet në 40-45°C. Mund të shfrytëzohen edhe serrat tunel, të cilat janë përshkruar më lartë në pjesën e përgjithshme të kësaj broshure
Rendimenti – Është i ndryshëm dhe 1 ha në vitin e parë jep 600-800 kg/ha gjethe të thara. Në vitin e dytë dhe të tretë rendimenti sillet nga 2000-3000 kg/ha. Shpesh në treg kërkohet krejt bima e Melisës. Kështu që rendimenti herbës në vitin e parë është 1000 – 2000 kg/ha kurse në vitin e dytë duhet të jetë nga 4000-6000 kg/ha.
Gjethi melisës i kualitetit të mirë duhet të ruaj ngjyrën e gjelbërt. Gjethet nuk guxon të imtësohen, paketohen në thasë të letrës dhe se ruhet në vend të ftohët dhe të ajrosur.