Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kultivimi i domateve të vogla - Bujqesia.eu

Kultivimi i domateve të vogla

0

small tomatoes 1

Vitet e fundit barnatoret bujqësore ofrojnë asortiment të gjerë të farërave të mini domateve.

Një prej llojeve të këtyre perimeve shumë të rëndësishme është lloji i hibridit LILIPUT apo HURTABIQI në shqip. Ky lloj ka një fillim të mirë të rritjes dhe është mjaft rezistues ndaj sëmurjeve të bimëve.

Praktika ka treguar se kur këtë domate do ta vilni nga kopshti juaj, llojet e tjera tanimë kanë përfunduar vegjetacionin e tyre. Përveç kësaj, frytet e shkurtabiqit janë të imëta , dhe kanë peshë mesatare 15 – 20 gramë.

Tek domatja, madhësia e frytit zakonisht shprehet me gramë. Kjo mini domate formon fryte të pavarura të imëta, në degë të shpërndara, kështu që duhet pasur kujdes që mbjellja e fidanëve të kësaj bime të bëhet në radhë më të gjera.

Frytet e SHKURTABIQIT i karakterizon lëkura e trashë, që mundëson që kjo perime për shumë ditë pas vjeljes, të jetë i freskët. Do të thotë se për shkak të qëndrueshmërisë, frytet janë ideale për transport dhe për t’i ruajtur në frigorifer.

Për shkak se kanë formë kalaveshi, shumë herë domatet e vogla quhen edhe domatet qershizë. Janë mjaft të kërkuara në treg dhe kanë çmim prej 5 deri 8 herë më të lartë sesa domatet e zakonshme.