Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 KULTIVIMI I DOMATEVE TË VOGLA - Bujqesia.eu

KULTIVIMI I DOMATEVE TË VOGLA

0
cherry tomatoes
Vitet e fundit barnatoret bujqësore ofrojnë asortiment të gjerë të farërave të mini domateve. Një prej llojeve të këtyre perimeve shumë të rëndësishme është lloji i hibridit  LILIPUT apo SHURTABIQI në shqip.
Ky lloj ka një fillim të mirë të rritjes dhe është mjaft  rezistues ndaj sëmurjeve të bimëve.
Praktika ka treguar se  kur këtë domate do ta vilni nga kopshti juaj, llojet e tjera tanimë kanë përfunduar  vegjetacionin e tyre. Përveç kësaj, frytet e shkurtabiqit  janë të imëta , dhe kanë peshë mesatare  15 – 20 gramë.
Tek domatja, madhësi, na e frytit zakonisht shprehet  me gramë.  Kjo mini domate  formon fryte të pavarura të imët, në degë të shpërndara, kështu që duhet pasur kujdes që mbjellje e fidanëve të kësaj bime të bëhet në radhë më të gjera. Frytet e SHKURTABIQIT  i karakterizon lëkura e trashë, që mundëson që kjo perime  për shumë ditë pas vjeljes, të jetë i freskët.
Do të thotë se për shkak të qëndrueshmërisë, frytet janë ideale për transport dhe për t’i ruajtur në frigorifer.  Për shkak se kanë formë kalaveshi, shumë herë  domatet e vogla quhen edhe domatet qershizë. Janë mjaft të kërkuara në treg dhe kanë çmim  prej 5 deri 8 herë më të lartë sesa domatet e zakonshme. “