Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kultivimi i dredhëzës po sjellë përfitime për fermerët - Bujqesia.eu

Kultivimi i dredhëzës po sjellë përfitime për fermerët

0

dredhza

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi bashkë me Donnie Harrington, këshilltar i lartë për zhvillim në USAID vizituan sot kultivuesit e dredhëzës që po marrin pjesë në Panairin e Dredhëzës në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë.

Ata kanë biseduar me fermerët për të arriturat dhe sfidat e tyre si dhe përkrahjen që marrin nga institucione të ndryshme.

Zëvendësministri Kajtazi tha se pemët manore janë një sektor strategjik për vendin dhe që në vitet e fundit kanë dëshmuar rritje të kultivimit dhe cilësisë, dredhëza e po ashtu edhe mjedra. Kajtazi tha se janë rreth 2 milionë euro që janë ndarë nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2015 për pemët manore në grante dhe subvencione. Ndërkaq këtë vit janë planifikuar rreth 3.8 milionë euro për pemë manore në prodhim, përpunim dhe pagesa direkte.

Kjo mbështetje, tha ai, do të rritet edhe në vitet e ardhshme sepse edhe përfitimet për fermerët janë të mëdha në këtë sektor dhe si kultura bujqësore ndihmojnë në hapjen e vendeve të reja të punës të rregullta si dhe sezonale.  Zëvendësministri Kajtazi falënderoi USAID për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi në kultivimin e kulturave të reja bujqësore në Kosovë e që kanë treguar rezultatet mjaftë të dobishme.

Edhe zyrtari i USAID theksoi se bujqësia është një prej sektorëve potencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në këtë drejtim ai tha se USAID do të vazhdojë të mbështesë kultivimin e pemëve manore në sa më shumë sipërfaqe, por edhe kulturat dhe aktivitetet tjera bujqësore.