Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kultivimi i mjedrës në fshatra, subvencione vetëm për ata që kanë shumë tokë - Bujqesia.eu

Kultivimi i mjedrës në fshatra, subvencione vetëm për ata që kanë shumë tokë

0

mjedra

Hapja e një kompanie për shitjen e mjedrave në fshatin Mramor shtyu Agron Gashin që tokën që e posedon, 30 ari të fillojë e ta shfrytëzojë për kultivim të saj, raporton emisioni ‘038’ i KTV-së.

Mramori, sipas tij, është vendi më i mirë në Gollak për ta kultivuar mjedrën.

Tërë këtë investim Gashi thotë se e bëri me forcat e veta, pa ndihmë të askujt.

Jo shumë larg Mramorit, në Hajvali një fermer tjetër për shkak të hapësirës së madhe që mbolli me mjedra, përfitoi grante nga Komuna e Prishtinës.

Mjedrën dhe përfitimet nga ajo do t’i ndihmojë Komuna, por sipas kryetarit Shpend Ahmeti ekzistojnë rregulla për dhënien e ndihmave për fermer, vlera e të cilave sipas tij, po rritet.

Zona e Prishtinës po merret me kultivim të mjedrës, për shkak të pozitës së tokave bujqësore derisa fitimi nga to duket të jetë i madh, ngase 90% e tyre shiten jashtë vendit.