Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kultivimi i qepës - Bujqesia.eu

Kultivimi i qepës

0

qepa

Qepa është kulturë që pozitivisht reagon në përpunimin me kohë të tokës ku mbillet ajo dhe në herrjen e barishteve për arsye të zhvillimi të dobët të rrënjës dhe të zhvillimit të ngadalshëm të bimës në fillim të vegjetacionit (në javët e para).

Rezultatet më të mira arrihen në rastet kur qepa kultivohet pas kulturave që janë plehëruar me pleh stalle (siç janë lakrat, trangujt, patatet, domatet, specat dhe të ngjashme) duhet zgjedhur vende të ngritura dhe të hapura, të ngrohta dhe të pëlleshme dhe të pastra nga barishtet. Gjatë vjeshtës lëvrohet në thellësi prej 30-35 cm. Herët në pranverë, pas shpërndarjes së plehut mineral, fillohet përgatitja e dheut para mbjelljes.

Plehu organik është i nevojshëm për tokën që ka mungesë të humusit. Fosfori dhe kaliumi shpërndahen para mbjelljes, kurse azoti shpërndahet në dy afate. Natriumi e forcon frytin kurse fosfori dhe kaliumi ndikojnë në shpejtimit të pjekjes, në madhësinë dhe fortësinë e kokës së qepës. Plehërimi i më vonshëm me azot e vazhdon vegjetacionin, kështu që qepa nuk piqet deri në fund të verës. Nevojat e mëdha të qepës për kalium mbështeten në atë se ka mundësi të vogla për shfrytëzimin e kaliumit nga toka.

Mungesa e kaliumit shkakton zhvillimin e luleve dhe të ashtuquajturave “kopila”, kurse mungesa e bakrit mund të kompensohet me shtimin e 200-300kg/ha sulfat bakri ose me spërkatjen me kripëra kupri.

Nëse reaksioni i tokës është neutral, shtimi i manganit nuk është i nevojshëm, por nëse është e kundërta, atëherë duhet shpërndarë 30-150kg/ha sulfat mangani. Qepa është e ndjeshme në thartirë të tokës. Rritja e dobët në tokën me pH 5,8 është për shkak të ndikimit të aluminit tretës, kurse tek pH 6,5 është për shkak të mungesës së manganit.

Disa autorë preferojnë 100 kg N/ha në dy periudha, 80 kg P2O5/ha dhe 200 kg K2O/ha. Tek kultivimi me mbjellje direkte përdoren 30-40 kg N/ha, 25-30 kg P2O5/ha dhe 50-60 kg K2O/ha. Me pleh kompleks mineral NPK, para mbjelljes plehërohet rreth 1200 kg/ha NPK 7:14:21 ose me plehra të formulimit të ngjashëm.

Në fillim të vegjetacionit të mbjellat mund të plehërohen me 200 kg/ha KAN. Duhet mënjanuar plehrat me kalium dhe që përmbajnë klor. Qepa kërkon shumë ushqim kah fundi i rritjes, kurse pjesët mbi tokë kërkojnë sasi më të mëdha sesa rrënja dhe kërcylli.