Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Kultivimi i kërpudhave shampinion - Pjesa I - Bujqesia.eu

Kultivimi i kërpudhave shampinion – Pjesa I

0

kerpudhtrGjatë punës së përditshme dhe kontrollit të kërpudhave, posaçërisht duhet pasur kujdes në gjendjen shëndetësore të shampinionëve. Nëse vërehen deformime, përkatësisht dëmtime të bazës së prodhimit, , duhet menjëherë që kërpudhat të largohen nga objekti dhe vendi i tillë duhet të dezinfektohet.
Rritja (inkubacioni)

Kur në vendin ku kultivohen kërpudhat futet baza e mbjellë me farëra kërpudhash (në thasë me dimensione 60 – 80 x 60 x 35 cm), ndërmerren masa për rritjen e tyre. Vendi ku kultivohen kërpudhat duhet të ketë lagështi prej 90 -95%. Nëse instrumentet tregojnë lagështirë më të vogël, duhet që deficiti sa më parë të kompensohet. Kjo mund të arrihet me anën e spërkatësit të ujit dhe me lagien e herë pas hershme të dyshemesë së lokaleve.

Nëse lagështia është me e lartë se 95%, që rrallë ndodhë, lagështia mund të zvogëlohet duke ajrosur hapësirën ku kultivohen kërpudhat. Lagështia e substraktit (bazës ushqyese) duhet mbajtur në 68 – 70 % gjatë tërë kohës se inkubacionit. Nëse vërehet se sipërfaqja e bazës ushqyese ka filluar të teret, këtë shtresë duhet lagur. Këtë duhet bërë në mënyrë shumë të kujdesshme. Kurrsesi me vrushkull të fuqishëm të ujit, por me anën e spërkatësit dhe në mënyrë të mjegullës.

Numri më i madh i prodhuesve mendon se shtresa sipërfaqësore e bazës ushqyese mund të mbrohet nga humbja e lagështisë nëse mbulohet me fletë të lagura të gazetave, të cilat mbahen prej 12 deri në 16 ditë deri te vendosja e mbulesës, duke i lagur herë pas herë. Për mbulimin e bazës kurrsesi nuk duhet të përdoren foli plastike. Temperatura në vendet ku kultivohen kërpudhat në kohën kur rritet substrakti ushqyes miceli duhet të jetë 35 gardë C.

Oscilimi i temperaturës më lart ose më poshtë ngadalëson rritjen e micelit. Lokalin duhet ajrosur vazhdimisht, sepse në procesin e ndarjes së supstratit, lirohet sasi e madhe e dioksidit të karbonit, cili në koncentrimin e rritur deri në 0,5%, mund të shkaktojë dëme në rritjen e micelit.

Për të luftuar miza të ndryshme, duhet ndërmarrë masa parandaluese dy herë në javë gjatë periudhës së verës. Kur supstrati ushqyes rritet , micelin duhet mbuluar me një shtresë minerale organike 3 deri në 4 cm, në mënyrë që nga miceli (bishti i kërpudhës) iniciohet formimi i kërpudhave shampinjon. Për mbulesë mund të përdoret dheu ku i është shtuar karbonati i kalciumit me të cilin arrihet vlera pH 7,8 -8,0. Kjo mbulesë ka depërtueshmëri të lartë dhe kapacitet të kartë ajrues. Duhet dezinfektuar rregullisht me mjete kimike.

Megjithatë, për mbulesë më së shpeshti përdoret turba (lloj dheu), lymi i lumit dhe karbonati i kalciumit. Kështu, për shembull, përbërja mesatare e mbulesës të cilin e bejne prodhuesit në Holandë, të njohur për rendimente të larta, përbëhet prej 50% turbë e zezë, 30% turbë e bardhë dhe 20% lym lumi. Kësaj i shtohen 12 kg karbonat kalciumi ose 18 kg dhe në 1 m3 përzierje organike dhe kështu vlera pH arrin në 7,5 deri në 7,8%.

Prodhuesit e shampinonëve bëjnë dezinfektimin e mbulesës në mënyrë kimike. Masa e mbulesës përzihet mirë me mjetin për dezinfektim (Basamid, Vapam 2-3 kg/në një ton) dhe mbulohet me folje. Pas një deri në dy ditë folja nga plastika hapet, gradualisht heqet dhe shtresa e mbulesës shkapërderdhet (prashitet) dhe pastaj mund të shfrytëzohet. Kur micelet e shampinioneve rriten, bazën e miceleve zakonisht pas 14 deri 20 ditësh pas mbjelljes duhet mbuluar me masën e përgatitur të mbulesës. Para vendosjes të mbulesës nevojitet që të mënjanohen gazetat e lagura nëse janë vendosur, linjën e epërme të thesit duhet rregulluar në atë mënyrë që të formohet një gropë prej 3 deri 4 cm në të cilën vendoset masa e mbulesës.

Shtresën e mbulesës nuk duhet ngjeshur por vetëm rrafshuar duke u kujdesur që trashësia duhet të jetë e njëjtë në tërë sipërfaqen. Pas vendosjes së mbulesës, edhe një herë bëhet dezinfektimi me tretjen e formalinit. Tretja përgatitet në atë mënyrë që merren 2 litra 40% formaldehida dhe përzihet me 2 litra ujë dhe përzihet mirë. Kjo sasi është e mjaftueshme për një metër kub mbulesë. Trajtimi i mbulesës me tretjen e përgatitur duhet të jetë në formë të mjegullës. Masat kryesore të trajtimit në fazën e rritjes së mbulesës me farat e kërpudhave si dhe gjatë kohës së frytënimit janë: lagështia e volitshme, ngrohtësia dhe ajrosja.